Tirana Art Weekend – “Ekolokimi”, “EUnderground Mix”, “DigiVerse”, “The Sea from the Lady”, “Old Legends, New Mythologies”

📅 29, 30 Nëntor & 1 Dhjetor
🕗 11:00 – 20:00
📍 Vila e Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë

Ekolokimi
Organizuar nga Art House
Artiste Nora Bzheta
Kuratorët Elsamina Musiq & Xhulian Millaj

“Ekolokimi” përfaqëson procesin e valëzuar të praktikës artistike të Norës, që fillon dhe mbaron me ujin, i frymëzuar nga udhëtimi i saj përmes ujit duke u larguar nga Shqipëria kur ishte e vogël, dhe identitetin e saj që mbetet i lidhur me Detin. “Ekolokimi” zhytet poshtë sipërfaqes së ujit dhe përpiqet të shikojë përmes valëve të trazuara të burokracisë, për tu takuar sërisht me origjinën e ujit (yjet).

EUnderground Mix
Organizuar nga Art Kontakt
Dokumentar Experimental, 2019

EUnderground Mix është një dokumentar eksperimental që synon të risjellë pranë publikut një çështje shumë të veçantë e cila ka marrë shumë pak vëmendje: kultura “Underground” gjatë viteve 1948-89′ si mënyrë shumë e rëndësishme opozitare kulturore e artistëve dhe shoqërisë civile në Bllokun Lindor gjatë Luftës së Ftohtë.
Kjo video është një bashkëprodhim i Art Kontakt dhe organizatave nga Hungaria, Polonia, Rumania, Çekia dhe Bulgaria si pjesë e projektit të bashkëpunimi EUnderground, mbi artin disident në Evropën Lindore duke përfshirë Shqipërinë.

DigiVerse
Organizuar nga Satellite Zone
Artistët Jon Azizaj, Pediona Dautaj, Alessia Podgorica
Kuratorët Kristanja Çene, Resina Meçani, Inda Sela

DigiVerse eksploron potencialin revolucionar dhe mundësitë e pakufishme të teknologjisë digjitale në fushën e artit bashkëkohor. Duke përzier inovacionin me kreativitetin, ekspozita sfidon perceptimet për realitetin dhe fton spektatorin të eksplorojë një peizazh të ri digjital, ku komunikimi, bashkëpunimi dhe shprehja artistike bashkohen. Në këtë shfaqje dinamike, tre artistë të rinj ofrojnë një rrëfim të veçantë, duke reflektuar përfshirjen e tyre në botën digjitale. Alesia Podgorica zgjedh të ilustrojë imazhin përmes pikturës digjitale dhe duket se kërkon vazhdimisht ndërmjet pikselave për ndërlidhjet e cikleve të saj të reja kërkimore. Jon Azizaj, përmes teknikave të fotografisë digjitale, shpreh lëvizjen joshëse dhe dinamike të dritës që transformohet në një forcë iluzore dhe që ndriçon me shkëlqim, por që në fund venitet. Ky transformim luan me ndjesinë e perceptimit të shikuesit. Video-arti i Pediona Dautaj paraqet një rrjedhë të vazhdueshme sekuencash në formën e një karuseli, pa një origjinë ose destinacion të qartë. Fluiditeti i punës së saj inkurajon shikuesit të humbasin veten në sferat udhëheqëse të mendimeve të artistes. Në këtë kontekst, këta tre artistë bashkojnë kolektivisht botën digjitale me botën universale të brendshme, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse që rezonon si një tërësi unike.

The Sea from the Lady, 2024
Organizuar nga Pararoja
Artist Genc Kadriu

Jeta duket si një gjë e lumtur, e lehtë dhe e gjallë atje lart, nën hijen e maleve dhe në monotoninë e këtij izolimi. Pastaj lind sugjerimi se kjo lloj jete është një jetë hijesh. Asnjë iniciativë, asnjë luftë për liri. Vetëm dëshira dhe ëndrra. Kështu jetohet jeta në dritën e shkurtër të verës. Dhe më pas—në errësirë. Pastaj zgjohen dëshirat për jetën e madhe atje jashtë. Por çfarë do të fitohej nga kjo? Me ndryshimin e rrethanave dhe zhvillimin e mendjes, rriten dëshirat dhe aspiratat. Kudo ka kufizime. Nga kjo buron një melankoli, si një këngë e qetë e vajit mbi ekzistencën e tërë njerëzimit. Një ditë e ndritshme vere me një errësirë të madhe pas—kjo është e gjitha. Fuqia tërheqëse e detit. Dëshira për detin. Njerëz të ngjashëm me detin. Të lidhur nga deti. Të varur nga deti. Duhet të kthehen tek ai. —Henrik Ibsen
Fotografia nuk mund t’i shmanget prerjes estetike që ndan rezultatet nga qëllimet dhe ndalon çdo rrugë të drejtë, drejt një ‘ana tjetër’ të imazheve. —Jacques Rancière

Organizuar nga 𝐆𝐚𝐥𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐁𝐫𝐞𝐠𝐝𝐞𝐭𝐢𝐭
Artistë 𝐀𝐫𝐭 𝐃𝐫𝐨𝐧𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐜𝐭𝐬 (𝐃𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐬 𝐂𝐡𝐫𝐢𝐬𝐭𝐨𝐟𝐢𝐥𝐨𝐠𝐢𝐚𝐧𝐧𝐢𝐬 & 𝐂𝐡𝐚𝐫𝐚𝐥𝐚𝐦𝐩𝐨𝐬 𝐏𝐚𝐩𝐚𝐝𝐨𝐩𝐨𝐮𝐥𝐨𝐬) 𝐄𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐁𝐮𝐭𝐤𝐚, 𝐄𝐫𝐯𝐢𝐧 Qafmolla
Kurator 𝐄𝐥𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐭𝐞𝐟𝐚

Legjendat e vjetra, mitologjitë e reja sjellin së bashku tregimtarin Ervin Qafmolla dhe muzikanten Elinor Butka me Art Drone Projects (Dionisis Christofilogiannis & Charalampos Papadopoulos) në një projekt të kuruar nga Elian Stefa, i cili kombinon kërkimin mbi folklorin e Gjirit të Vlorës, me fluturime precize me dron. , fotografi me hapje të gjatë dhe metafora mitologjike. Ekspozita, e cila u hap fillimisht në Galeria e Bregdetit në shtator të vitit 2022, dhe ky botim shoqërues paraqet një antologji fragmentesh nga një kozmologji autoktone me fokus ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës. Këto janë histori që i gjejnë rrënjët e tyre po aq në historitë e vjetra të rajonit sa edhe në thashethemet e javës së kaluar – duke u shtrirë nga e vërteta faktike deri tek deliri ëndërrimtar përgjatë narrativës – siç është modus operandi në tregimin e mirë të miteve.

 

Date

29/11/2024 - 01/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00 - 20:00

Location

"Instituti për Integrimin e të Pëndjekurve Politikë" Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart