
Tirana Art Weekend – Leximi i librit “Dekalogu i një lagjeje tiranase”
Lexim i Dekalogu i një lagjeje tiranase
Organizuar nga Botime Berk
Lexim nga Anna Shkreli
Tek Botime Berk
30.11.2024, Ora 19:00
Botime Berk do të jetë hapur gjatë orarit të Tirana Art Weekend.
Libri “Dekalogu i një lagjeje tiranase” vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe “pa autor”, asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga ‘modus vivendi’ i tiranasve. Libri gjithashtu ka potencialin të nxisë diskutime të rëndësishme mbi kujtesën, aftësisë për ruajtjen e trashëgime jo-materiale në kurriz të asaj materiale si dhe proceseve të përfaqësimit në planifikimet urbane. Në përfundim të tij, urojmë t’ju kemi lënë me një sërë pyetjesh të rëndësishme.
