
Tirana Art Weekend – Promovim libri “Një monument i përbashkët: Realizmi socialist si histori dhe metodë”
Prezantim Libri: Një monument i përbashkët: Realizmi socialist si histori dhe metodë
Organizuar nga ZETA Contemporary Art Center
Një publikim i edituar nga Raino Isto. Pjesë e serisë Biblioteka Art & Politikë (BAP), publikuar nga Pika pa sipërfaqe.
Folës: Raino Isto. Moderatorët: Jonida Gashi and Ataol Kaso.
29.11.2024, Ora 18:00
Tek ZETA Contemporary Art Center
Prezantimi i Librit është pjesë e ekspozitës: MANIFESTO GREAT WAVE nje projekt nga DEBATIKCENTER of Contemporary Art.
MANIFESTO Collective (Arie Amaya-Akkermans, Valentin Begarin, Boris Budini, Jonida Gashi, Vincent W.J. van Gerven Oei, Raino Isto, Klodi Jahaj, David Kampi, Jora Kasapi, Ataol Kaso, Valentina Koça, La Société Spectrale, Sonja Lau, Armando Lulaj, Ylber Marku, Marco Mazzi, Wendy Morava, Redon Skikuli, Underground Movement, Pleurad Xhafa).
Ekspotita është e hapur nga ora 18:00-20:00 gjatë ditëve të Tirana Art Weekend.
“Shqipëria nuk ka shpikur ndonjë narrativë të madhe historike, ndryshe nga shumë prej fqinjëve të saj. Këtu, kushtet e modernizmit ende janë në gjendje të hapin mundësi të ndryshme për artin, mundësi që mund të zhvillohen pa përsëritur situata dhe përvoja që tashmë kanë ndodhur diku tjetër. Për disa vite me rradhë, projekti MANIFESTO ka analizuar dhe punuar mbi këto veçori, përmes dy edicioneve të para të tij MANIFESTO Hijacking (2022) and MANIFESTO Desertion (2023). Në këtë edicion të tretë, MANIFESTO vjen si një VALË E MADHE (Great Wave (2024-25), duke formuar një lëvizje të re në artet pamore, kinematografike, teorike dhe politike: një lëvizje që dekonstrukton të kaluarën e vendit së bashku me konsolidimin e tij aktual neoliberalist, duke ofruar një këndvështrim retrospektiv kritik që fokusohet në realitetin shoqëror dhe propozon një narrativë të re historike të arteve dhe shoqërisë shqiptare.” – Kolektivi MANIFESTO
