Search
Close this search box.
varg festival vlora

“Varg Festival” – Takim me përkthyesin Bajram Karabolli në Vlorë

Romani më i madh i të gjitha kohërave “Don Kishoti i Mançës” rivjen rreth një shekull nga përkthimi i Fan Nolit në një përkthim nga Bajram Karabolli.

📚Fan Noli nuk e përktheu, por shqipëroi një prej veprave më të mëdha e më të vështira të letërsisë botërore, duke njohur herët lexuesin shqiptar me një kryevepër letrare. Po si është të rikthehesh një vepër që e ke lexuar herët, për ta risjellë tashmë në shqip nga gjuha origjinale spanjishtja. Një bisedë mbi ripërkthimet dhe përkthimin si art që bën bashkë kulturat.

📚Nga përkthimet e mëparshme nga spanjishtja, z. Karabolli ka sjellë autorë mjaft të vështirë si Ernesto Sabato, Marios Vargas Llosa, Juan Rulfo, Roberto Bolano etj

Ju presim, më 2 shtator, ora 19.00, Muzeu i Pavarësisë, Vlorë.

Date

02/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

"Muzeu Kombëtar i Pavarësisë" Vlorë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart