
“Vasha me Shtambë” te TKOB
Në nderim të figurës së artistes, aktores dhe valltares Adivije Alibali, me rastin e 90-vjetorit të saj të lindjes, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë për të gjithë artdashësit shqiptarë koncertin “Vasha me Shtambë”.
☺️E njohur për publikun e gjerë si Mamica, motra e Skënderbeut në filmin “Skënderbeu” (1953), Adivija mbetet një ikonë e kulturës shqiptare dhe një nga pioneret e para që në gjenezë të krijimit të TKOB-së, fillimisht si balerinë e më pas si valltare.
🥰Ky koncert do të shpalosë nëpërmjet artistëve të ansamblit disa nga interpretimet solistike më të spikatura të Adivijes, të shoqëruara me këngë të përzgjedhura dhe momente që pasqyrojnë jetën dhe karrierën e saj të pasur artistike.
🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!
