
“Vissi d’arte, vissi d’amore” nga Giacomo Puccini
“Vissi d’arte, vissi d’amore” vjen për herë të parë në #COD, në kuadër të 1️⃣0️⃣0️⃣-vjetorit të ndarjes nga jeta të kompozitorit Giacomo Puccini, të cilit teatrot më prestigjiozë botërorë i kanë dedikuar vitin jubilar 2024. 🎹
Do të interpretohen veprat më të njohura të Puccinit, përfshirë romancat për 🎶 vokal-piano, veprat pianistike (premierë), arie te Suor Angelica për 🎵 oboe-piano dhe pjesë nga Toska për 4 duar në piano.
🗣 Personalitete të shquara të artit muzikor shqiptar 🇦🇱 do të analizojnë jetën dhe krijimtarinë e 🎼 kompozitorit, duke theksuar rëndësinë e veprave të tij në historinë e muzikës dhe ndikimin e tyre në artin e operës.
🗓️ 02 dhjetor, ora 18:00
📍 Holli Protokollar i Kryeministrisë
