Workshop “Shkrimi i Projekt Propozimeve – Ngritje të Kapaciteteve dhe Udhëzime Praktike”
FTESË PËR SESIONIN INFORMUES DHE TRAJNUES: Shkrimi i Projekt Propozimeve – Ngritje të Kapaciteteve dhe Udhëzime Praktike
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës, organizon një trajnim të posaçëm për ngritjen e kapaciteteve të artistëve dhe profesionistëve të kulturës dhe medias në Shqipëri, në kuadër të Programit Evropa Kreative 2021-2027.
📅 Data: 15 Nëntor 2024
🕒 Ora: 09:30 – 14:00
📍 Vendi: Biblioteka Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea,” Tiranë, Shqipëri
Ky trajnim ka për synim të rrisë aftësitë teknike dhe të ofrojë udhëzime praktike për shkrimin e projekt propozimeve, si një mundësi për zhvillimin e projekteve bashkëpunuese kulturore dhe krijuese në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.
Objektivat e sesionit përfshijnë:
🔹 Njohjen me formatet e reja të aplikimit për thirrjet Creative Europe 2024
🔹 Rëndësinë e ndërtimit të një buxheti efektiv dhe të përputhshëm me thirrjet
🔹 Teknikat për formulimin e projekt propozimeve sipas standardeve evropiane
🔹 Përgatitjen e paketave të punës dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme
🔹 Identifikimin e elementëve kryesorë për promovimin dhe qëndrueshmërinë e projekteve
Ky sesion është i hapur për artistët, profesionistët e kulturës dhe medias, dhe përfaqësues të tjerë të sektorit krijues që synojnë të avancojnë aftësitë e tyre në zhvillimin dhe implementimin e projekteve bashkëpunuese në nivel evropian.
📲 Ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij sesioni të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve kulturore dhe krijuese në Shqipëri!