Zërat – Një udhëtim muzikor përtej kufijve të diktaturës me Fatmir Lelën

Muzikanti i shquar Fatmir Lela, i fundit i dinastisë muzikore Familja Lela, nga ku ndriçuan edhe yje të tjerë të trashëgimisë si Myslymi dhe Çobani, në këtë aktivitet të veçantë të projektit “Zërat”, flet për jetën e muzikantëve të traditës popullore gjatë regjimit diktatorial.

Censura e sistemit edhe ndaj këngëve të vjetra popullore, oazi i lirisë relative brenda performancave muzikore për diplomatët e huaj te Hotel Dajti, apo turet koncertore ndërkombëtare nën mbikëqyrjen e  një agjenti të Sigurimit të Shtetit, janë ndër ato aspekte që hedhin dritë mbi një mikrokozmos ku arti dhe lezeti kontrastohen nga rreptësia e regjimit.

Gjithashtu, Fatmiri, do të udhëheqë edhe një sesion dëgjimor nga vepra e Familjes Lela, me inçizime të rralla muzikore si edhe të padëgjuara kurrë më parë.

Ky aktivitet do të moderohet nga Ervin Qafmolla.

Date

05/02/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Tek Bunkeri

Organizer

"Tek Bunkeri", Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart