
“𝐍𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐤𝐥𝐢𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐥𝐞𝐭ë𝐫𝐬𝐢𝐬ë – Rezidencë Letrare me Stefan Çapalikun”
𝐍𝐝ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣ë𝐬𝐢𝐦 𝐦𝐛𝐢 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐤𝐥𝐢𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩ë𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐥𝐞𝐭ë𝐫𝐬𝐢𝐬ë – Rezidencë Letrare me Stefan Çapalikun
@hbs_tirana beson se arti është një mjet i domosdoshëm për të diskutuar dhe trajtuar çështjet bashkëkohore. Aftësia e artit për të frymëzuar, sfiduar dhe bërë bashkë, e shndërron atë një komponent thelbësor në dialogun e vazhdueshëm rreth çështjeve urgjente të kohës sonë.
Duke ndjekur këtë qasje, ne prezantojmë Rezidencën Letrare – Ndërgjegjësim mbi ndryshimet klimatike përmes letërsisë me Stefan Çapaliku.
✍️ Programi ndërthur punëtori, leksione dhe sesione në grup për të mësuar bazat e shkrimit dramatik dhe për të diskutuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. ✍️ Ai bashkon ekspertë mjedisorë, përfaqësues komunitetesh lokale dhe artistë për të eksploruar temën e ndryshimeve klimatike, ndikimin në Shqipëri dhe raste studimore. ✍️ Vijon me sesione trajnimi të drejtuara nga artisti Stefan Çapaliku, përgjatë të cilave pjesëmarrësit do të prezantohen me fazat e zhvillimit të një projekti dramatik, teknikat e të shkruarit dhe krijimin e personazheve. Pas përfundimit të rezidencës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të organizojnë një lexim në skenë të veprave të tyre në një nga teatrot e Tiranës.
🗣️ Ne bëjmë thirrje për shkrimtarë të rinj, dramaturgë, poetë (18+ vjeç) të interesuar për të nxitur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike në Shqipëri. Nëse jeni ju, ju lutemi na dërgoni email në info@al.boell.org, duke përfshirë një fragment të punës suaj dhe një prezantim të shkurtër për veten tuaj. Ky mund të jetë një pjesë i shkurtër nga krijimi juaj letrar, si një dramë, një poezi etj.
⏰ 𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢: 05.12.2023, 14:00 (Prisni një email konfirmues në 07.12.2023)
🗓️ 𝗗𝗮𝘁𝗲𝘀
• Fundjava e parë, 9-10 Dhjetor: Leksione me ekspertë të mjedisit, komunitetet lokale dhe artistin Stefan Çapaliku
• Java 1, 11-15 Dhjetor*: Konsultime me Stefan Çapalikun
• Fundjavë e dytë, 16-17 Dhjetor: Finalizimi i projekteve dramatike
*Gjatë këtyre javëve, pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla dhe do të marrin pjesë në konsultime nga e hëna në të premte, në bazë të disponueshmërisë së tyre.
