Përtej efekteve mbresëlënëse vizuale, editimit dhe përzierjes së zhanreve, në zemër të “Everything…”, është një histori thellësisht njerëzore për familjen dhe dashamirësinë. Vlerat e dobishme të filmit që realizohen në momentet e përfundimit janë përbërës sekretë të suksesit të tij në “Oscars”
Më 8 prill të vitit 2022, kinematë në SHBA shfaqën gjithandej, “Everything Everywhere All At Once”, filmin më të ri të dyshes së regjisorëve Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert. Teksa ky është filmi i dytë që dyshja ka bërë bashkë, ata fituan mjaft reputacion për shijen e tyre tejet të veçantë. Pra, filmi i tyre i fundit i cili flet për një grua të moshës së mesme dhe aventurën e saj të çuditshme nëpër dimensione të ndryshme, ku ajo sheh jetët alternative që mund të bënte, nuk është diçka e papritshme nga dyshja e njohur si Daniels. Megjithatë, askush nuk mund të priste që filmi të merrte kaq shumë vëmendje nga “Academy Awards”. Kjo ndodhi teksa filmi u shndërrua në hit befasues dhe shumë të përfolur, i cili mori vrull në sezonet e çmimeve dhe përfundoi me 11 nominime mbresëlënëse për “Oscar”, më së shumti për këtë vit. Ky skenar duket sikur mund të kishte ndodhur vetëm në një nga multiverset e filmit, por disi, “Everything Everywhere All At Once” është pretendent legjitim për filmin më të mirë.
Evelyn Wang (Michelle Yeoh) është një emigrante kineze që drejton një lavanderi të mbingarkuar dhe përpiqet të mbajë marrëdhënie të shëndetshme me burrin e saj, Waymond (Ke Huy Quan), vajzën, Joy (Stephanie Hsu) dhe babanë, Gong (James Hong). Biznesi i saj është në prag të falimentimit dhe ajo është e detyruar të merret me një auditor të çuditshëm të IRS, Deirdre (Jamie Lee Curtis). Nëse ky film do të ishte “i drejtpërdrejtë” në stilin dhe skenarin e tij, ky lloj filmi i njohur nga Akademia do të ishte një surprizë e këndshme. Viteve të fundit, organizimi i çmimeve është kritikuar për mungesën e diversitetit midis votuesve dhe për mosnjohjen e filmave të realizuar nga dhe për afro-amerikanët. Teksa ka ende vend për përmirësim, nominimi i shumëfishtë i këtij filmit përbën një hap në drejtimin e duhur. Tani, nisur nga aspekti që rrethon eksplorimin e Evelyn nëpër dimensionet e multiversit, nderimet prestigjioze të filmit bëhen edhe më të habitshme.
“Everything Everywhere All At Once”, ka një qasje më ndryshe ndaj multiversit. Ajo që e bën edhe më tronditës nominimin e këtij filmi për “Oscar” është përdorimi i njëkohshëm i tregimit të zhanrit së bashku me kornizën e bazuar në përmbledhjen e komplotit. Daniels përdori elemente të komedisë surrealiste, fantashkencës, fantazisë, arteve marciale dhe animeve për të krijuar një film të kinemasë ekstravagante. Filmat e këtij zhanri priren të mos ecin mirë sa i përket suksesit me “Oscar”, por disi, kombinimi i formave populiste të këtij filmi i mahniti votuesit më shumë sesa një autobiografi për dashurinë e kinemasë nga Steven Spielberg, një nga historitë më të mëdha të suksesit të Hollywoodit në vitet e fundit në “Top Gun: Maverick”, ose një vazhdim i shumëpritur i “Avatar”. Kjo kryesisht për shkak se vizioni i Daniels është një deklaratë regjisoriale e përcaktuar qartë dhe fuqishëm e jo një ujëvarë e çrregullt idesh mbi një skenar.
“Everything…” është i gjithanshëm me në aspektin e vlerësimit të audiencës. Mund të shihet si një pjesë e pastër e argëtimit ose një ekzaminim bukur i çuditshëm i filozofisë dhe gjendjes së qenies. Sepse, sado i veçantë të jetë vizioni i Danielsve, ka diçka që të gjithë mund ta shijojnë ose të paktën diçka nga e cila mund të magjepsen. Filmi grumbullon audiencën, përherë e në rritje, të magjepsur nga multiverset të mediave popullore. Në fakt, Danielët kishin frikë se pas publikimit të “Spider-Man: Into the Spider-Verse”, i vlerësuar nga kritikët më 2018, atë se do të humbnin mundësinë për të fituar para. Katër muaj përpara publikimit të “Everything Everywhere”, “No Way Home” u bë filmi i dytë i Spider-Man që eksploroi sferat e multiversit. Teksa filmi “MCU” u përmbyt nga numri i shumtë i multiverseve për të shfrytëzuar vlerën monetare të pronës së Spider-Manit, Daniels e përdorën atë për të shtyrë kufijtë e estetikës vizuale të një filmi. Filmi testoi kufijtë e krijimit të filmit duke e përzier atë me stilin artistik të animeve dhe komedisë.
Ndoshta për fajin e çmimeve të Akademisë, “Everything Everywhere…” përfitoi nga tendenca e tyre për të nderuar dy aktorët të cilët gjenden në vitet e vonshme të karrierës së tyre. Filmi dhe personazhi i Evelyn janë vlerësimi përfundimtar i karrierës së jashtëzakonshme të Michelle Yeoh si aktore. Nëse ajo do të fitonte në “Oscars” të këtij viti, kjo do t’u ngjante nderimeve të “arritjes në karrierë” të së kaluarës, e cila u jepej aktorëve të mëdhenj që marrin “Oscar” në moshë të shtyrë, por performanca e saj në “Everything…” është kapërthimi i gjithë talentit të saj. Ajo mbart praninë fizike të arteve marciale dhe sekuencave fantastike, si dhe peshën emocionale në idetë e historisë për familjen dhe identitetin. Oskarët janë gjithashtu të dashur për historitë e rikthimit, dhe Ke Huy Quan sigurisht që i përshtatet atij modeli. Njëzet vjet më parë, ai ishte tërhequr nga aktrimi pasi që u përball me vështirësi në fitimin e roleve dhe tani është kandidati kryesor për të fituar Çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor për interpretimin si bashkëshorti i Evelyn, i cili jeton si një individ që ka lulëzuar në multiverse. Pavarësisht se nderimi i Yeoh është një korrigjim i mospërfilljeve të mëhershme, “Everything..” është film i ndjeshmërive bashkëkohore në aspektet stilistike e tematike, si dhe fluksi i një votimit të ri e të larmishëm, i cili sinjalizon një ndërgjegjësim të bashkëkohësve. Gjithashtu Stephanie Hsu dhe Jamie Lee Curtis morën për herë të parë njohje nga Akademia për punën e tyre të jashtëzakonshme në film.
Kur shikojmë përtej efekteve mbresëlënëse vizuale, editimit dhe përzierjes së zhanreve, në zemër të “Everything…”, është një histori thellësisht njerëzore për familjen dhe dashamirësinë. Vlerat e dobishme të filmit që realizohen në momentet e përfundimit janë përbërësi sekret i suksesit të tij në “Oscars”. Pas një udhëtimi të ethshëm nëpër multivers, Evelyn mëson se dashuria dhe mirësia ndaj familjes së saj është çelësi i zhgënjimeve të saj në moshën e mesme. Teksa filmi zotohet të trajtojë tema komplekse të ekzistencializmit dhe identitetit e gjeneratës së amerikanëve me prejardhje aziatike, mesazhi i përgjithshëm i tij është padyshim i shëndetshëm dhe tradicionalisht tërheqës për votuesit. Filmat e zhanrit të këtij kalibri, ata që bazohen në koncepte fantastike, janë pothuajse ekskluzivisht për çmime teknike. Fakti që “Everything…” po konkurron në të gjitha çmimet kryesore: për aktrimin, skenarin, regjinë dhe filmin më të mirë, në kontekstin e cinizmit të rrënjosur thellë mbi shoqërinë sot, është mrekulli dhe dëshmi e mesazhit të filmit. Kur shikojmë rrethanat dhe madhështinë e krijimit të një stili të veçantë vizual, gjëja më e mirë e “Everything..” është fakti se si filmi i Danielsve u bë pretendenti kryesor për çmimet “Oscar”.
Marrë nga: “Collider”. /koha.net/