Search
Close this search box.

“Fëmijët pas telave me gjemba”, rikujtim i krimeve të regjimit komunist ndaj tyre përmes një ekspozite

Burgosja dhe mohimi i një të ardhme për të dënuarit ka qenë një realitet i pritshëm për familjet e internuara nga regjimi komunist. Ende nuk ka të dhëna të sakta se sa ka qenë numri i fëmijëve të burgosur.

Regjimi i kaluar është përpjekur të mbuloj këto ngjarje dhe shumë pak është bërë që nga koha e demokracisë, deri tani për këtë çështje.

Regjimi komunist u mbështet në dy shtylla. E para ishte propaganda, e cila përdorej për të trumbetuar arritjet e regjimit dhe për të ngritur kultin e individit të drejtuesve kryesorë komunistë.

Shtylla tjetër ishte dhuna. Ajo ishte institucionalizuar nga një paketë ligjesh, të cilat shkelnin çdo lloj të drejte individuale, si dhe nga një sistem burgjesh e kampesh përqendrimi të shpërndara në të gjithë vendin.

Ekspozita “Fëmijët pas telave me gjemba”, vjen si një homazh për fëmijët që vuajtën dhe dhunën dhe shtypjen e regjimit komunist. Ajo realizohet në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në “Ditët e Kujtesës”.

Statistikat për fëmijët e internuar nuk janë të plota, pavarsisht përpjekjes së bërë pas rënies së regjimit komunist. Sipas të dhënave që janë publikuar nga Instituti i Studimeve për Krimet e Komunizmit në këtë ekspozitë në vitin 1947, në kampin e Krujës dhe të Beratit ishin të internuar 895 persona, prej të cilëve 372 fëmijë. Vetëm një vit më vonë, në 1948 ishin të internuar 714 persona, prej të cilëve 230 fëmijë.

Almanart