Festivali i Filmit të Kanës 2023 – Palma e Artë për “Anatomy of a Fall”

U mbyll me shpalljen e fituesve edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë ku çmimi kryesor, pra Palma e Artë i shkoi regjisores franceze Justine Triet për filmin e saj, “Anatomy of a Fall”.

Juria e kryesuar nga fituesi i vitit të kaluar, regjisori suedez, Ruben Ostlund u bind nga kjo dramë franceze që flet për një grua e cila duhet që të dalë në gjyq pas vdekjes së bashkëshortit, por çështja është e paqartë dhe nuk ka dëshmitarë.

Personazhi kryesor është Sandra, një shkrimtare gjermane, e cila arrestohet për vrasje, pasi burri i saj ndërroi jetë në dëborë, në rrethana të dyshimta. Tashmë, ajo do të përpiqet të provojë pafajësinë gjatë procesit gjyqësor, ndërsa regjisorja Justine Triet, njëherazi bashkëskenariste arriti të bindte jurinë e festivalit të njohur të filmit në Kanë dhe që u zhvillua nga data 16 deri më 27 maj. “Anatomy of a Fall” mundi të triumfojë mes 21 filmave në garë.

Kështu, Justine Triet bëhet gruaja e tretë që fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë. Edhe aktorët hollivudianë legjendarë Michael Douglas e Harrison Ford janë mes fituesve të Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë, që të dy të vlerësuar me Palmat e Arta të Nderit.

– Palma e Artë
Justine Triet për “Anatomy of a fall”

– Çmimi i madh
Jonathan Glazer për “The Zone of Interest”

– Çmimi i skenës
Tran Anh Hung për “La passion de Dodin Bouffant”

– Çmimi i jurisë
Aki Kaurismäki për “Dead Leaves”

– Çmimi i skenarit
Sakamoto Yuji për “Monster”

– Çmimi për aktoren më të mirë
Merve Dizdar për “Dried Herbs”

– Çmimi për aktorin më të mirë
Koji Yakusho për “Ditët e përsosura”

– Kamera e artë
“The Golden Butterfly Tree” nga Thien An Pham

– Film i shkurtër
“27” nga Flora Anna Buda

– Palmat e Artë e Nderit
Michael Douglas dhe Harrison Ford./GazetaSi

Almanart