Festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono” në Korçë dhe Devoll

Për të 20-tin vit radhazi në Korçë dhe në Maliq kanë mbërritur trupa teatrore nga disa vende të Evropës për festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “Albamono”. 7 vepra do të prezantohen për publikun përgjatë 7 ditëve të festivalit.

Pjesëmarrës në këtë festival të veçantë të monodramës janë aktorë të ndryshëm nga Italia, Turqia, Spanja, Bullgaria, Greqia dhe Polonia të cilët konkurrojnë për çmimin e shfaqjes më të mirë.

Festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono” u hap me shfaqjen “Burrnesha”, për të vijuar me të tjerë artistë në mbrëmjet e tij. Festivali këtë vit shënon edicionin e tij të njëzetë dhe shfaqja  e parë u dha në Katedralen e qytetit të Korçës. “Burrnesha” me autore Sara Giacomelli dhe regji të Valbona Xibrit erdhi e interpretuar nga aktorja ukrainase Maryna Ivashchenko. Në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës që nisi më 20 qershor janë shtatë shfaqje dhe marrin pjesë trupa artistike nga vende të ndryshme si Italia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Polonia, etj. Në natën e dytë në festival ishin artistët nga Bullgaria. Shfaqja “Qeni i vogël qeshi” erdhi me regji nga Ana Bateva, ku interpretoi Sevar Ivanov. Nata e tretë solli për publikun shfaqjen  nga Turqia “A Nora S House” me regji të Yesim Koçak, Jale Karabekir, interpretoi aktorja Seda Elhan, ndërsa në natë e katërt të festivalit “Burka e Medeas” shfaqje nga Greqia, që erdhi me interpretimin e aktores së njohur shqiptare Marsela Lena. Në vijim për publikun janë dhe tre shfaqje të tjera, ndërsa ajo e natës së fundit do të jetë në Qendrën e Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq. Në juri këtë vit janë Katsiaryna Saladukha nga Bjellorusia, Eva Skenderovska nga Maqedonia e Veriut dhe Ilir Shyta nga Shqipëria. Çmimet që do të ndahen janë aktori më i mirë, aktroja më e mirë, regjia më e mirë, si dhe çmimi “Grand Prix”. 

Almanart