Mbrëmjen e 8 dhjetorit 2024 u kurorëzuan fituesit e edicionit të tretë të Festivalit Teatror të të Rinjve “Hapat” në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë.
Përgjatë datave 3-7 dhjetor u shfaqën 11 shfaqje nga regjizorë të rinj, që më parë i kishin patur premierat e tyre në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodra, Berati, Bulqiza etj.
Përgjatë 5 ditëve, janë shfaqur në disa vendndodhje si Salla e Teatrit “Metropol”, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Salla “Black Box” pranë Universitetit të Arteve.
Çmimet e dhëna nga juria e këtij festivali përfshijnë disa kategori dhe janë si më poshtë vijon:
- Shfaqja më e mirë – “Kush do kujdeset për mua” me regji nga Xhuliano Brisku
- Aktori më i mirë- Rafael Hoxhaj për “Hanë gjaku”
- Aktorja më e mirë – Erina Lazi për “Improptu”
- Muzika më e mirë – Rafael Marinaj
- Skenografia – Kristjana Çene për “Hanë gjaku”
- Kostumografia – Franci Gjerasi për “Marmelladov”
- Koreografia- Mariel Brahimllari dhe Zoi Tollumi për “Terezitje”.
Juria përbëhej nga 5 anëtarë, konkretisht Milto Kutali si kryetar jurie, Iris Canaj, Jozef Shiroka, Blerta Belliu dhe Silvio Goskova si anëtarë.
Urojmë suksese për fituesit, pjesëmarrësit dhe organizatorët!