Produksioni filmik “Pas errësirës / After Dark” me regji të Erenik Beqiri dhe prodhuar nga shtëpia kinematografike On Film Production, është një nga projektet fitues i çmimit “Region Sud Prize në Mediterranean Co-production Forum” i cili u zhvillua në Marseille”. Lajmin e ka bërë publik ambasada e Francës. Ky projekt është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe CNC për Zhvillim Projekti.
Ky ishte edicioni i katërt i Mediterranean Co-production Forum, në të cilin u paraqitën 11 projekte filmash artistikë, fiction dhe dokumentarë, nga 7 vende të ndryshme që lagen nga Mesdheu: Shqipëria, Egjipti, Italia, Libani, Maroku, Tunizia e Palestina. Kineastët ua paraqitën projektet bashkëprodhuesve, distributorëve ndërkombëtarë dhe financuesve të mundshëm.
Çmimi “Region Sud Prize” me vlerë 20 mijë euro, shkoi për Erenik Beqirin, përfaqësues i Shqipërisë dhe për Amer Shomali, nga Palestina.
Juria bëri dhe një vlerësim special për Nadia Rais, për filmin “Entre ciel et terre”.