Në datën 7 nëntor, Kinema Millennium në Tiranë do të mirëpresë premierën e shumëpritur të filmit shqiptar me metrazh të gjatë “Emili”, një vepër e re kinematografike e realizuar nga regjisorja Ajola Daja. Filmi përshkruan historinë e Emilisë, një grua e re e cila lufton për të gjetur balancën dhe forcën për të përballuar sfida të mëdha në jetën e saj personale dhe profesionale.
Përmbajtja e filmit
Emili përpiqet t’i shpëtojë burrit të saj të dhunshëm, Robertit. Një ditë, ajo më në fund vendos të largohet me djalin e saj Onin per tek prindërit e saj në Greqi. Në kufi, ajo kupton se Oni nuk mund të largohet nga Shqipëria pa lejen e babait të tij, të cilën Emili e di se Roberti nuk do t’ia jap kurrë. Yllka, vjehrra e saj i ofron të birësojë Onin dhe më vonë ta ndihmoje te largohet. Emily pranon. Situata midis dy grave përshkallëzohet kur Emili e kupton që Yllka dëshiron ta mbajë Onin në Tiranë.
Traileri zyrtar i filmit:
Filmi do të shfaqet në Kinema Millennium dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kalendarit të shfaqjeve, duke ofruar mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin. Për më tepër informacione rreth aktiviteteve kulturore dhe ngjarjeve të rëndësishme si premiera e filmit “Emili”, qëndroni të përditësuar në platformën tonë, Almanart.al.