Berk në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ka kënaqësinë të njoftojë shfaqjen e filmit “L’ordine delle cose”, me prani të regjisorit Andrea Segre, i cili do të ofrojë një reflektim mbi politikat e BE-së.
“L’ordine delle cose” trajton një nga çështjet më komplekse të kohës sonë: emigracionin dhe politikat e kontrollit të kufijve evropianë. Përmes një vështrimi të kthjellët dhe personal, filmi eksploron ekuilibrin delikat midis politikave që menaxhojnë flukset e migrimit dhe ndikimit të pashmangshëm njerëzor të këtyre politikave. Në veçanti, thekson tensionet e brendshme që krijohen kur detyra institucionale bie në konflikt me instinktin njerëzor të empatisë dhe solidaritetit.
Ky aktivitet paraqet një mundësi për të trajtuar këto tema në mënyrë kritike dhe njerëzore, duke ngritur pyetje të nevojshme mbi rolin e Evropës.
Data: E premte, 20 shtator
Vendi: Kinemaja e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit
Fillimi i projekcionit: 20:00
Ndërhyrja e regjisorit: Në përfundim të filmit, në bashkëbisedim me Rea Nepravishtën
Hyrja është e lirë. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë mbrëmje kinemaje dhe bisede.