Search
Close this search box.

Fotot Arbëreshe të Mario Calivà ekspozohen në Peru

Tre foto të poetit, dramaturgut dhe fotografit arbëresh Mario Calivà do të jenë pjesë e një ekspozite të organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Lima në Peru. Tema e ekspozitës është Siçilia dhe aspektet e saj kulturore. Ekspozita do të inaugurohet të premten, 25 nëntor 2022, në orën 18:00, në Sala Sironi e institutit Italian të Kulturës në Lima.

“Me shumë kënaqësi ju informoj se tre nga fotot e mia do të jenë pjesë e një ekspozite të rëndësishme të organizuar nga instituti italian në Lima, Peru. Një mundësi për të paraqitur arbëreshët përtej oqeanit” shkruan Caliva.

Almanart