Për të gjithë adhuruesit, Jericho, është rikthyer me një super këngë.
“Ali Pasha i Janinës” është projekti më i ri i Jerichos. Teksti i këngës është krijuar nga këngët e vjetra folklorike shqipe “Koka në Stamboll” dhe “Janinës ç’i panë sytë”.
Kënga ka detaje të muzikës së jugut të Shqipërisë.
“Ali Pasha i Janinës”
Koka në Stambollë
e trupi në Janinë,
e të shtrinë Ali Pasha
e o Pasha të shtrinë.
Se një varr i vetëm
e s’ta nxe dot lavdinë,
e të shtrinë Ali Pasha
e o Pasha të shtrinë.
Zbardhur mjekrë gjatë more,
Oh po si bora në brinjë,
e të shtrinë Ali Pasha more,
e o Pasha të shtrinë.
Janines ç’i panë syte, Janinës.
ish e prëmte ajo ditë, Janinës.
Te pesë puset në grykë, Janinës.
Zenel Çelua vet i dytë, Janinës.