Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 – Londër, 24 dhjetor 2008)

Harold Pinter (Londër, 10 tetor 1930 – Londër, 24 dhjetor 2008), dramaturg dhe regjisor teatri anglez

Harold Pinter (1930 – 2008), dramaturg, shkrimtar dhe regjisor britanik. Bashkë me autorë si Samuel Beckett dhe Eugene Ionesco, Harold Pinter renditet ndër dramaturgët bashkëkohorë më të rëndësishëm të teatrit absurd. I shquar veçanërisht për stilin e mprehtë dhe imagjinatën në krijimtari, Pinter shqyrtoi në veprën e tij tema kyçe si pushteti, komunikimi, identiteti, paqëndrueshmëria e kujtesës dhe dijes, duke u luhatur mes absurdes dhe reales e duke shpalosur një larmishëri të jashtëzakonshme personazhesh.

Ndër dramat më të njohura janë “Festa e ditëlindjes” (1958), “Kujdestari” (1960), “Dashnori” (1960), “Xhuxhët” (1960) etj. Ka shkruar edhe skenarë përfshirë ekranizimin e “Gruaja e togerit francez” (1980) të John Fawle – it dhe “Gjyqi” (1993). Në vitin 2005, Pinteri u vlerësua me çmimin Nobel në letërsi. Në motivimin për këtë çmim, u veçua, ndër të tjera, merita e tij në zbulimin e “greminës (që fshihet) nën llomotitjet e përditshme”.

HAROLD PINTER (3 poezi)

HAROLD PINTER

KU JE TI

Gjithmonё në atë ku je
n’atë që bëj unë
duke tё rrotulluar e duke tё mbajtur për krahёsh
puthja ime qëndron aty ku ti rrotullohesh
pamja jote është tek sytë e mi
kthehem pёr tё shtrёnguar krahёt e tu
ti ruan brenda vetes tënde puthjet e mia
duke tё prekur ty për të shtrёnguar
formёn e vetme tё pamjes sonё
ti e mbaj fytyrёn drejt meje
gjithmonë aty ku je
puthjet e mia pasqyrohen në sytë e tu.

DO TË SHQYEJ KOKOREN E TMERRSHME

Në këmishën e forcës lëkundesha në diell,
në një pauzë armiqësore, në një kohë të shkretë.
Pranvera kishte hedhur spirancën e gjelbër.
Rreth meje vetëm intelektet nё një shëtitje,
dhe katër monedhat e ëndrrave të tyre të çala
ndërsa unë rrija varur në lëkundës.

Këtë ju them të gjithëve –
vetëm shurdhi mund të dëgjojë,
vetëm i verbri mund të kuptojë
miljet që belbëzoj.
Midis valleve të mia të gomarit dhe djallit
vetëm memeci mund të flasë mes mbeturinave.

Në kupën time era do të hedh pështymën e saj,
me këtë fyerje të egër ajo do të mbyllë qepenin
duke më pështyrë në prehrin e një të dehuri.
Unë do të përndiqem nga shpirtrat,
do të pihem nga gjithë djajtët;
Oh pavarësiht nga shumë droga oskure,
goditjet që më japin në brinjët,
Kapuçi i tmerrshëm më tronditi.
Do ta shqyej kokoren e tmerrshme

ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN

Dhe ja nisen përsëri
në parade jankit e blinduar
dhe këndojnë balada festive
nga një anë nё anёn tjetёr tё botës me galop
duke i thurur lavde Perëndisë Amerikë.

Trotuaret janë mbushur me të vdekur
qё të mos arrijë të marrnin pjesë
dikush që refuzoi të këndonte
dikush që humbi zërin
dikush humbi shënimet.

Ata presin kamzhikёt e kalorësve.
Koka u rrotullohet mbi rërë
koka bëhet një pellg në tokë
koka bëhet një njollë në pluhur
sytë dalin nga orbita dhe hunda
ndjen vetëm duhma e të vdekurve
por është e gjallë ajo duhmё vdekjeje
dhe kutёrbimi i Perëndisё Amerikë.

Pёrktheu: Faslli Haliti

Almanart