Search
Close this search box.

IDROMENO UNCOVERING 7-12 maj/ Ekspozitë për gratë që ndryshuan mentalitetin e kinematografisë shqiptare

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunim me Idromeno Independent Film Festival dhe organizatën Gruaja tek Gruaja, është duke përgatitur ekspozitën IDROMENO UNCOVERING.

Bëhet fjalë për një ekspozitë fotografike me 10 foto të titulluar “Gruaja në imazhin footografik shqiptar-Një udhëtim fotografik” e cila shpërfaq shoqërinë e epokave të ndryshme në imazh.

Ekspozita Idromeno Uncovering sjell vajzat e gratë që ndryshuan mentalitetin e kinematografisë shqiptare: të talentuara, të guximshme dhe frymëzuese.

Gjatë kësaj kohe komplekse të historisë së kulturës shqiptare, shumë aktore shkëlqyen dhe arritën popullaritetin e tyre pavarësisht kontrollit të diktaturës së kohës. Duke përdorur teknologjinë më të fundit fotografike, kjo ekspozitë i dedikohet arritjeve të interpretimit të disa aktoreve më të dashura të ekranit shqiptar si: Roza Anagnosti, Elvira Diamanti, Anisa Markarian dhe Luiza Xhuvani.

Këto fotografi të digjitalizuara nga negativët origjinalë janë vetëm një pjesë e vogël e një koleksioni të jashtëzakonshëm të Fototekës së AQSHF-së që po digjitalizohet e po ruhet për brezat e ardhshëm të regjisorëve, studiuesve të filmit, studentëve të fotografisë dhe të apasionuarve pas filmit artistik.

Kuratorë të ekspozitës janë Erjon Tusha dhe AQSHF.

Almanart