Ingmar Bergman për Andrei Tarkovsky:
“Zbulimi im i filmit të parë të Tarkovsky ishte si një mrekulli. Papritur, e gjeta veten duke qëndruar në derën e një dhome, çelësat e së cilës deri atëherë nuk mi kishin dhënë kurrë. Ishte një dhomë në të cilën kisha dashur gjithmonë të hyja dhe ku ai lëvizte lirshëm dhe plotësisht i qetë. U ndjeva i inkurajuar dhe i stimuluar: dikush po shprehte atë që kisha dashur të them gjithmonë pa e ditur si. Tarkovsky është për mua më i madhi, ai që shpiku një gjuhë të re, besnike ndaj natyrës së filmit, pasi e kap jetën si një reflektim, jetën si një ëndërr.”
“Kur filmi nuk është dokument, është ëndërr. Kjo është arsyeja pse Tarkovsky është më i madhi nga të gjithë. Ai lëviz me kaq natyrshmëri në dhomën e ëndrrave. Ai nuk shpjegon. Çfarë duhet të shpjegojë ai gjithsesi? Ai është një spektator, i aftë për të inskenuar vizionet e tij në median më të padurueshme, por, në një farë mënyre, më të gatshme. Gjithë jetën time kam goditur me çekan në dyert e dhomave në të cilat ai lëviz aq natyrshëm. Vetëm disa herë kam arritur të zvarritem brenda.”