Në Tiranë përgjatë datave 16-21 shtator 2024 do të mbahet “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut”. Janë përzgjedhur 41 filma nga e gjithë bota dhe do të shfaqen si premierë në disa lokacione në Tiranë si:
– Akademia e Filmit & Multimedias në Kinostudio, programi kryesor i hapur për publikun, nga ora 17:00;
– Qendra për Hapjen dhe Dialog COD në qendër, edukim përmes kulturë për shkollat e mesme;
– Kinemaja Maks Velo në Laprakë, edukim përmes kulturë për shkollat e mesme.
Tematika kryesore e përzgjedhjes së filmave për këtë edicion ishte “VEPRO GJELBËR TANI DHE PËR TË ARDHMEN”.
Çdo ditë, nga data 16 deri më 21 Shtator 2024, do të shfaqen filma në prani të disa regjisorëve, aktivistëve, ekipit të xhirimit, pasuar nga seanca pyetje-përgjigje me publikun, si dhe disa forume kushtuar audiencës së veçantë në institucione si:
– Autoriteti i Informimit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit,
– Kuvendi i Republikës së Shqipërisë,
– Akademia e Sigurisë,
– Shkolla e Magjistraturës,
– Universiteti POLIS.
Disa nga filmat do të jenë “Blix non Bombs”, “Io, Capitano”, “Empathy for concrete things”, “Soundtrack to a Coup d’Etat”, “The Body Politic” etj. që vijnë nga shtete të ndryshme, me fokus tematikat e të drejtave të njeriut.
Hyrja do të jetë e lirë në të gjitha aktivitetet, filmat me titra anglisht dhe shqip.
Programi i plotë i Festivalit gjendet në këtë link https://ihrffa.net/program/