Java e aktiviteteve kulturore për “Festat e Nëntorit”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore përgjatë kësaj jave do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Duke nisur me kryeqytetin, shfaqjet e teatrit përgjatë kësaj jave do të jenë “Le Horla/Frikërat Moderne” te Teatri “Metropol” më 25 dhe 26 nëntor, “MEDE(A)T” te “Tek Bunkeri” më 25 nëntor, “Linda” më 25-27 nëntor pranë “Teatrit Kombëtar”, “Emigrantët” te Akademia “Klea Huta” më 26-29 nëntor, “AGNESA E ZOTIT” pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 28-29 nëntor, “Fausti” te “Teatri Kombëtar” më 30 nëntor e 1 dhjetor. Gjithashtu do të rivihet “Nata e dymbëdhjetë” përgjatë datave 28 nëntor – 1 dhjetor 2024 pranë Teatrit “Metropol”.

Lidhur me filmat, Dokumentari “NË BESË TË SHQIPTARËVE!” do të shfaqet më 25 nëntor pranë “COD Kryeministri”. Gjithashtu ka thirrje të hapura për projekte filmike nga “Qendra Kombëtare e Kinematografisë” si Thirrje për projekte për filma të animuar, Thirrje për projekte për film dokumentar etj. Gjithashtu është e hapur Thirrje për projekte për 65 vjetorin e Cirkut Kombëtar.

Sa i përket koncerteve muzikore, do të ketë disa aktivitete për “Javën Kulturore Kombëtare” si: “Jehonë shqiptare”, Opera “Goca e Kaçanikut”, “Tingujt që sollën lirinë”, Koncert “SH/E” nga Shkodra Elektronike, “Artisan Fest Tirana”, “Nëntori i yjeve të artë”, “Pas Luftës, kush jemi ne?” nga Robert Nuha, si dhe nuk do të mungojë muzika në sheshin “Skënderbej” si dhe “Parada e Shqiptarëve” më 28 nëntor.

Sa i përket ekspozitave, janë të hapura disa ekspozita si: VR“Goliath” te “Kub France”, “Behind the wall there are other walls”, “Voice of Virtual Violence”, “Përherësi” nga Naxhi Bakalli, “PranverArt” te “Galeria e Artit”, Manifesto “Great Wave”,  “Underwater Ballon” nga Klara Fyshku,  “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”, “I Can Sleep Anywhere” te Space 05 nga Lib Shkupolli.

Gjithashtu përgjatë kësaj fundjave, do të organizohen disa aktivitete për “Tirana Art Weekend” në disa vendndodhje të qytetit. Ekspozita “Matanë gardhit shumëçka e re”, “Ekolokimi”, “EUnderground Mix”, “DigiVerse”, “The Sea from the Lady”, “Old Legends, New Mythologies”, “A for Arecibo: Signals Across the Iron Curtain”, Panairi i Pavarur i Librit, Promovim libri “Një monument i përbashkët: Realizmi socialist si histori dhe metodë”, Leximi i librit “Dekalogu i një lagjeje tiranase”.

Sa i përket takimeve, konferencave, do të ketë disa aktivitete si: Klubi i Librit “Dua” – Libri “Shënime nga Bodrumi” nga Fjodor Dostojevskit, Prezantimi i numrit të parë të Revistës FORA, “Në anën e duhur të historisë” – Pasqyrimi i Çlirimit të Shqipërisë në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare, Lectio Magistralis “Çatin Saraçi, një artist ‘i humbur’ në Angli”, “Annotazione Video” me Valentina Vetturi “Matematika e Sekretit”.

Gjithashtu nuk do të mungojnë aktivitetet për fëmijë si nga Cirku Kombëtar, si dhe nga Teatri i Kukullave.

Durrës për festat e nëntorit do të ketë disa koncerte si Koncerti “Shqipëria ime”, “Këngët e vendit tim” më 27 nëntor.

Shkodër, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit, do të shfaqet Dokumentari “Përtej heshtjes” pranë kinemasë “Republika” më 25 nëntor. “Nëntori i yjeve të artë”Në Shkodër, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit. Gjithashtu më 27 nëntor, do të jepet koncerti “Drit’n e syve m’dha flamuri” pranë Teatrit “Migjeni”. Sa i përket ekspozitave, do të hapet më 26 nëntor “Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18”, si dhe “Reflektime portokalli”  pranë Qendrës Rinore “Atelie”. Gjithashtu do të shfaqet dhe filmi “Njerëz dhe fate 2” përgjatë javës.

Vlorë do të ketë aktivitete të shumta si Ekspozitë fotografike “Veprimtaria e qeverisë së Ismail Qemalit” pranë Muzeut Historik, koncerte për Ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit, krahas koncerteve që do të mbahen përgjatë gjithë javës, për rëndësinë që ka si qytet në këto ditë të muajit nëntor.

Korçë do të jepet shfaqja “Pëshpërima histori grash të forta” pranë Galerisë së Arteve Digjitale më 25 nëntor. Gjithashtu është e hapur Ekspozita imersive “Realizmi Socialist” te “Galeria e Arteve Digjitale”, “Trashëgimia në Imazhe, 29 Nëntori Përmes Fotografisë” pranë “Muzeu Kombëtar i Arsimit”,  “Ikonografia e Kishës Fjetja e Shën Marisë Lubonjë” pranë “Muzeu Kombëtar të Artit Mesjetar”.

Gjirokastër do të jepet shfaqja “Menaxherja e qelqtë” më 29 e 30 nëntor pranë Teatrit “Zihni Sako”, si dhe do të ketë organizime festive për festat e nëntorit.

Aktivitetet nuk do të mungojnë as në qytetet e tjera si Saranda, Kukësi etj. apo jeta e natës.

Almanart