“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.
Aktivitetet kulturore në këtë javë të fundit të vitit 2024 do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.
Shfaqjet e teatrit të kësaj jave do të jenë: “Impromptu” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë në datat 16 e 17 janar 2025, “Ëndërr në papafingo” në Elbasan në datat 16-18 janar 2025, “Gruaja e burrit tim” në Vlorë më 18 e 19 janar, “Turjela” te “Teatri Kombëtar” në fundjavë, Drama ‘Fajtori’ në teatrin ‘Zihni Sako’ Gjirokastër.
Aktivitetet për fëmijë do të përfshijnë: Teatri për fëmijë “Ëndërr apo e vërtetë?” në Patos më 15 janar 2025, në Himarë më 16 janar 2025, në Vlorë më 18 e 19 janar 2025, “Një tigër në shtëpi” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë, “Së prapthi” te Teatri “Metropol” Tiranë në fundjavë.
Filmat që do të jepen gjatë kësaj jave janë Kineastja me “Martesa” nga Blerta Zeqiri më 13 janar 2025, si dhe Java e Dokumentarëve te “Tek Bunkeri” Tiranë përgjatë datave 13-17 janar 2025.
Koncertet, baleti dhe eventet muzikore të javës do të përfshijnë “Mbi miqësinë” nga “Was Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda” te Teatri “Metropol” në datat 16-19 janar 2025, ku hyrja do të jetë e lirë, Koncerti “Ngjyrat e Italisë” me muzikë shqiptare dhe italiane te TKOB më 16 janar, Koncerti “Peçi, Ravel, Brams” nga Orkestra Simfonike RTSH më 17 janar me hyrje të lirë, Koncerti instrumentalo-simfonik “Rachmaninoff & Tchaikovsky” te TKOB më 18 janar 2025. Gjithashtu do të mbahet “Puka n’Fest 2025” në datat 17-19 janar 2025 në qytetin e Pukës, si festivali i parë dimëror.
Gjithashtu do të mbahet Nata e sekreteve anonime me Arlinda Reçin & Anton Bellon te “Corner Comedy Club” Tiranë më 17 e 18 janar 2025.
Ekspozitat e hapura janë të shumta dhe prezente në disa galeri si: “Të ndjesh pamjen” nga Besim Tula te Galeria “FAB” Tiranë, “Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë” te “Shtëpia Studio Kadare” Tiranë, “Inside my home” nga Fatmir Boshnjaku te “Parking Art Gallery” Tiranë, “Tejdukshmëri ekzistenciale” nga Krist Dimo te “COD Kryeministri”, “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”, “Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian Isufi, Ekspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan, “Një rrugëtim te arti hyjnor” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë, Ekspozitë nga Roland Karanxha te Galeria “Guri Madhi” Korçë, ““George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër.
Sa i përket takimeve, konferencave, leksioneve të hapura, do të ketë disa aktivitete si Leksion i hapur për skulpturën dhe jetën e veprën e skulptorit Thanas Papa më 14 janar 2025, Mbrëmje me Ermal Hasimen: “E Shkuar e Pakryer” te Qendra “Dua” Tiranë më 15 janar 2025, “Psikologjia në fokus” me Anisa Zaçen te “Corner Comedy Club” Tiranë më 16 janar 2025, Workshop “Big Dance Lab” në Tiranë, Sfilata e “Art with Heart” te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë,
Gjithashtu ka disa thirrje për projekte artistike të hapura si: Thirrja për Grante “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor” nga MEKI, Thirrje për projekte nga MEKI “Mbështetje e programit kulturor të organizatave” deri më 7 shkurt 2025, si dhe projekte teatrore Thirrje për projekte teatrore te Teatri “Migjeni” Shkodër, Thirrje për projekte artistike pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë deri më 24 janar 2025.
Jeta e natës vijon me aktivitete muzikore të muzikës live pranë “Voodoo Rock Pub” Tiranë, “Whisky Bar” Tiranë, “Vila Feliz” Tiranë, “Van Gogh” Tiranë, “Padam” Tiranë, “Ava Club” Tiranë, “Komiteti Bar” , “CinCin Bar” Tiranë, Stoa Meeting Place, “Perla Tattoo Bar” Tiranë, “Charls Bistro” Tiranë, “Tribe Restaurant” Tiranë, The Jack, Illyrian Saloon, “Vox Boutique Palace” “Marquess Resto Lounge” Durrës, Hotel “Epidamn” Durrës, “Kultura Bistro” Shkodër, “Versus Club” Korçë, apo DJ të ndryshëm pranë “Tiki Bar” Tiranë, “Radio Bar” Tiranë, “Puls Night Club” Tiranë, “Libraria Bar” Tiranë, “The Code” Tiranë, “Underground Agimi Club” Tiranë, etj.
Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.
Arti dhe Kultura me 1 click vetëm me “Almanart”!