Java e dytë e prillit – Art Explora në Shqipëri, Muse-X, muzikë, teatër, filma, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e dytë të muajit prill dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, të shtrira në disa qytete.

Kjo javë do t’i dedikohet disa aktiviteteve specifike si “Art Explora Festival” në Durrës dhe “Art Explora x Vila 31” në Tiranë.

“Art Explora x Vila 31” do të nisë më 9 prill 2025 me Programi i ditës hapëse, me studiot e hapura të artistëve, ndërhyrje kuratoriale, muzikë etj., për të vijuar më 10 prill 2025 Programi i ditës me punëtori, muzikë e koncert, filma e projeksione. Më 11 prill 2025 Programi i ditës do të përfshijë biseda, muzikë, DJ sets, biseda, filma. Më 12 prill 2025 Programi i ditës do të përfshijë program familjar, punëtori, biseda, muzikë e DJ sets. Më 13 prill 2025, Art Explora x Vila 31 do të përfshijë biseda, program familjar, punëtori, prezantime, filma, performanca, DJ sets dhe koncertin mbyllës nga “Tirona Allstars”. Hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.

“Art Explora Festival” në Durrës do të çelë siparin më 10 prill 2025, ku për herë të parë në Shqipëri do të vijë “Anija Muze” pranë portit të Durrësit, si dhe do të ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh muzikore, ekspozitash, bisedash etj. Përgjatë datave 10-13 prill 2025, do të gjeni:  ekspozita si: Ekspozita immersive “Dhuratat”, Ekspozita “Kundër rrymës”, Ekspozita “Nën Azure”, Bora Baboci – Fwd: Përkujtim, muzikë e DJ sets nga LIMAN: Muzikë elektro-tradicionale nga Turqia, Elsa Lila – Koncert Solo, Oda Haliti – DJ Set, DJ Minimim, DJ Ger Kacerja, DJ Genc Elezaj, DJ Ivana Dragsic, Dj Uj pa Gaz, Battista Acquaviva – Korsikë, Muzika e Ditës, Tirana Allstars, Ali Güney – Set Dite.

Gjithashtu do të ketë performanca artistike si: Mikołaj Sobczak për Bar Tore, Raffaela Naldi Rossano Skela për Antro della Sibilla: Për ty do t’i jap fund jetës tënde, Iris Touliatou – Mënyra estetike e jetesës 2025, Astrit Ismaili – Germim, Selma Selman – Letra Omerit, AMARI ALEPHA, biseda si: Doruntina Vinca: Fuga e Kosovës në shtatë pjesë – Lexim kolektiv, dhe me Moza Ahmetin, projeksione filmash nga “Albanian Cinematheque” etj. Hyrja është e lirë për të gjithë. Për “Anijen Muze” dhe ekspozitën “E tashme” duhet rezervim në këtë link.

Muzika, koncertet nuk do të mungojnë si: Koncert nga “Hexis” & “Morgu” në Tiranë më 8 prill 2025, Koncert “Hape portën” me Agona Shporta te Destil Creative Hub më 8 prill 2025, Koncert instrumental simfonik – Projekti “Mozart” te TKOB më 9 prill 2025, Koncert premierë me vepra të kompozitorit “FATOS QERIMAJ” te Universiteti i Arteve më 11 prill 2025, Koncert “Pranvera filloi me ardh” te Albanian Night Tirane më 12 prill 2025, “Rrugica e Dashuriçkave – The Street Party” në Korçë më 12 prill 2025.

3 ditë të mbushura me muzikë live, biseda kreative, konkurse, panair dhe shfaqje të paharrueshme. Tirana do të jetë e mbushur me kulturë, inovacion dhe muzikë me “Muse-X” përgjatë datave 11-13 prill 2025 pranë sheshit “Italia”, ku ndarja do të jetë: Dita e parë – Muzikë elektronike”, Dita e dytë – Hip-Hop” dhe Dita e tretë – Rock”.

Teatri do të jetë një nga kategoritë që do të ketë më shumë aktivitete si Teatri “Klani I Të Divorcuarve” Te “Teatri I Kukullave”  më 7-10 prill 2025 te “Teatri i Kukullave”, Teatri “Komshinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 6-8 prill 2025, Teatri “Braktisja e dytë” te Teatri “Bylis” Fier më 8 prill 2025, Teatri “Aladdin” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 9-11 prill 2025, si dhe do të jetë premiera e shfaqjeve Teatri “12 burra të zemëruar” te “Teatri Kombëtar” më 9-13 prill 2025 dhe Teatri “Çfarë pa kryeshërbëtorja” te Teatri “Skampa” Elbasan më 11-16 prill 2025.

Filmat e javës do të jenë Tako regjisorët e rinj – Arlind Kola & Nikolas Pipero te Qendra “Dua” Tiranë më 7 prill 2025, Shfaqja e filmit “Pasaporta” në Jugun e Shqipërisë në Pogradec më 7 prill 2025, në Berat më 8 prill 2025, në Gjirokastër më 9 prill 2025. Cikli “Kinemaja Frankofone” – “Fatin” nga Youssef Chahine më 8 prill 2025 te Akademia e Filmit “Marubi” me hyrje të lirë, Shfaqja e filmit “CHILDREN OF HEAVEN” te Tek Bunkeri më 8 prill, Golden Films – “Le Mépris” nga Jean-Luc Godard te Akademia e Filmit “Marubi” Tiranë më 9 prill 2025 me hyrje të lirë. “Italian Screens – Il nuovo Cinema Italiano” në Tiranë do të mbahet përgjatë datave 12-16 prill 2025 pranë Kinema “Millenium”, me hyrje të lire.

Ekspozitat e javës do të jenë: Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT, Ekspozita “Shqiptarë të panjohur” nga Ben Blushi te CODShowcase Art Boulevard te “Bulevard Art Media Institute” Tiranë, Ekspozita “NEVERMORE” nga ORION SHIMA te Galeria FAB, Ekspozita “LIFE & DEATH” nga Faton Kryeziu, Ekspozita “Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë” te Biblioteka Publike “Marin Barleti” Shkodër, Ekspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozitë vetjake e piktorit Shpëtim Garuci “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhezi të Marubëve në pikturë”.

Nuk do të mungojnë takimet, workshop, biseda si: Promovimi i librit “Kafshët rrëfejnë” nga prof. Ethem Ruka te COD e Green Sofa – Witches: Women, politics of fear and resistance më 8 prill 2025, Takim “Fokus: Bujar Lako” te Akademia e Filmit “Marubi” Tiranë, Diskutim libri “Vala që po vjen” te One Hub Piramida, Tiranë, Takim “Ekolinguistika: Çfarë? Si? Pse?” me Stephen Cowley dhe Ledi Shamku-Shkreli, Takimi “Zërat” Tek Bunkeri – E ftuar: Lindita Komani më 9 prill 2025, STAND UP SHOW : LETËRSIA, MISTIKA & EZOTERIZMI me Shpëtim Kelmendi më 11 prill 2025, Masterclass: “Per Aspera Ad Astra” nga Erenik Beqiri te Universiteti i Arteve më 10 prill 2025.

Aktivitetet për fëmijë do të jenë kryesisht pranë “Teatrit të Kukullave” si nga vetë ky institucion, ashtu dhe nga Cirku Kombëtar, gjithashtu pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental e Teatrit “Metropol”.

Nuk do të mungojnë as stand-up comedy pranë “Corner Comedy Club”.

Jeta e natës do të jetë plot me aktivitete muzikore live, DJ të ndryshëm etj. kudo në Shqipëri.

Në kategorinë “Thirrje për projekte” mund të gjeni njoftime me rëndësi për ju që doni të gjeni projekte të ndryshme artistike.

Ju falenderojmë që na ndiqni! Mos harroni që “Arti dhe kultura me 1 click” e gjeni vetëm te “Almanart”!

Almanart