Java e fundit e marsit – Koncerte, ekspozita, teatër, jeta e natës, libra – Sugjerimet e “Almanart”

last week of march 2025 in albania

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Kjo është java e fundit e marsit, ku kryefjala e aktiviteteve do të jenë koncertet, aktivitetet për fëmijë, ekspozitat, jeta e natës.

Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Koncertet, muzika nuk do të mungojnë as gjatë kësaj jave, ku do të përmendim “Karnavalet” te TKOB më 24-26 mars 2025, Koncert recital te Teatri “Migjeni” Shkodër më 24 mars 2025, Koncerti “Përtej tingujve” te UET më 25 mars 2025, Promovim i albumit “The Balkan Piano” Amir Xhakoviq më 25 mars 2025, Koncert recital “Oboe around the world” nga Andrea Jayne Ridilla & Ardita Bufaj më 25 mars 2025, Pranvera frankofone me Christian Tschanz dhe Andreas Sigrist më 27 mars 2025, Koncert nga “Luca Sestak Trio” në Tiranë më 27 mars 2025, Koncert promovues “Oceangrave” nga Morgu më 27 mars 2025, Koncert “Viaggio in Europa tra classicismo e romanticismo” në Durrës më 28 mars 2025, Koncert “Vivaldi 4 Stinët” në Shkodër më 30 mars 2025.

Ekspozitat e hapura janë: Muaji i Frankofonisë te “Kub France Tirana” Piramida me Archi VR La Ville Savoye, Notre Dame de Paris: Voyage dans le passe, Kinoscope, Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT POLIDROM – Një Kurs Intensiv mbi Fuqinë e Fëmijëve pranë “Parking Art Gallery”, “Prestanome” nga Helidon Haliti te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “The real superhero” te TULLA – Culture Center, Showcase Art Boulevard te “Bulevard Art Media Institute” TiranëEkspozita “aDigital Perspective” në TiranëEkspozita “Venus” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” ShkodërEkspozita “Twinkle” te “Galeria e Arteve” Shkodër.

Shfaqjet e teatrit që do të shfaqen gjatë kësaj jave, janë: Teatri “Vrasje në vjeshtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental më 26-30 mars 2025, Teatri “Probleme me pijen” te Teatri “Metropol” Tiranë më 27-30 mars 2025, si dhe “Nuk do të gënjejmë më kurrë” te Teatri i Kukullave më 28-30 mars 2025.

Filmat që do të shfaqen, do të jenë: Film nga Meri Dishnica dhe Filmi “My neighbour Totoro” te Qendra “Dua” Tiranë më 24 mars 2025, Filmi i restauruar “Ngadhnjim mbi vdekjen” te Kinema “Millenium” Tiranë më 25 mars 2025, Cikli “Kinemaja Frankofone” – “Ru” nga Charles-Olivier Michaud më 25 mars 2025, Filmi “Ne dhe Lenini” & bisedë me Mehdi Malkajn te “Tek Bunkeri” Tiranë më 25 mars 2025, Filmi “Besoji zërit” në Pogradec më 27 mars 2025.

Sa i përket aktiviteteve për fëmijë, Teatri për fëmijë “Flokarta dhe tre arinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë do të jepet më 27-30 mars 2025, Sfilatë kostumesh te “Teatri i Kukullave” do të mbahet më 28 mars 2025, Teatri “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale te “Teatri i Kukullave” Tiranë, si dhe aktivitete nga “Cirku Kombëtar” do të mbahen në fundjavë.

Sa i përket takimeve, trajnimeve, diskutimeve, Promovimi i librit “ENCIKLOPEDIA E FILMIT SHQIPTAR” nga Irini Asqeri më 24 mars 2025, Nga e shkuara në argëtim – Eksplorimi i Durrësit përmes lojërave dhe krijimtarisë në Durrës më 25 mars 2025, Cikli “Personazhe në Fokus” – Zamira Kita në Korçë më 25 mars 2025, Klubi i Librit Berat – “Dream House” nga Artur Baku më 25 mars 2025, Mbrëmje “Dantedi – Dita Kombëtare e Dante Alighierit” më 25 mars 2025, Klubi i Librit “Dua” – “Rreth Vatrës” nga Musine Kokalari më 25 mars 2025, Takim “Artizani i Dritës – Gjurmë në kohë përmes lentes së Esat Hafizit” në Durrës më 26 mars 2025, Mbrëmje leximesh poetike “Lamë pas shtëpinë – poezi për ikjen, mërgimin, dëbimin” te “Berk Botime” më 26 mars 2025, Takim “Mesazhi Aktivist në Art” me Harri Aleksi më 27 mars 2025, Promovim i librit “Saga e Sarajevës” nga Stefan Çapaliku më 28 mars 2025, “Libromania” – klubi i librit për nxënësit e shkollave të mesme në Shkodër më 29 mars 2025, Pranvera e Frankofonisë – Shëtitje arkeologjike në bazilikën e Linit dhe varret e Selcës më 30 mars 2025.

Nuk do të mungojnë as stand-up comedy që kryesisht do të mbahen te “Corner Comedy Club” Tiranë.

Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Konkursi Mbarëkombëtar i Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”, Edicioni i I-rë 2025, THIRRJE E HAPUR nga Fora Magazine ”REFLEKTIME MBI IDENTITETIN” deri më 30 mars 2025, Konkursi Ndërkombëtar i Letërshkrimit për të Rinjtë “Imagjinoni se jeni oqeani deri më 5 maj 2025, Thirrje për projekte filmike pranë “Qendrës Kombëtare Kinematografike” dhe Thirrje për Projekte Kinematografike te QKK deri më 28 mars 2025, Thirrje për projekte “Mbështetje për përkthimin e veprave letrare nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj – QKLL” deri më 31 mars 2025, Thirrje publike për projekte artistike të bazuara në vepra të William Shakespeare pranë “Teatrit Kombëtar” deri më 11 prill 2025.

Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të jetës së natës që do të vijojë në bare, lokale, restorante, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri si “Tiki Bar” Tiranë, “Libraria Bar” Tiranë, “Voodoo Rock Pub” Tiranë, “Amazon” Tiranë, “Juliette Cocktail Bar” Tiranë, “Whisky Bar” Tiranë, “Cedar Bar” Tiranë, “Vila Feliz” Tiranë, “Tunel Music Venue” Tiranë, “Lost” Tiranë, Magic Club Tiranë, Meliá Durrës, “Marquess Resto Lounge” Durrës, Hotel “Liro” Vlorë etj.

Për këto dhe më shumë, mos harroni: “Arti dhe Kultura me 1 click” vetëm me “Almanart”!

Almanart