Java e fundit e shkurtit – Teatër, muzikë, VR, ekspozita dhe jeta e natës me “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Shfaqjet e teatrit gjatë kësaj jave, do të jenë: Teatri “Gruaja e burrit tim” në Roskovec më 24 shkurt 2025 dhe në Kavajë më 27 shkurt 2025, si dhe në Elbasan më 1 e 2 mars 2025, Teatri “Karnavalet e Korçës” te “Teatri Kombëtar” përgjatë datave 27 shkurt – 2 mars 2025, “Samsara” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 28 shkurt e 1 mars 2025, Teatri “15 ditë prilli” te Teatri “A.Moisiu” Durrës më 1-4 mars 2025.

Filmat e javës do të jenë Dokumentari “Për hir të dashurisë” te “Tulla Culture” Tiranë për “Ditët e Kujtesës” më 24 shkurt 2025, Filmi “Foxcatcher” te Qendra “Dua” Tiranë më 24 shkurt 2025, si dhe Filmi “The Lives of Others” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 25 shkurt 2025.

Aktivitetet për fëmijë do të përfshijnë Teatri për fëmijë “Flokarta dhe tre arinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë përgjatë gjithë javës, me organizime për kopshte e shkolla dhe në fundjavë për familjarë, Teatri për fëmijë “Rosaku i shëmtuar” te “Teatri i Kukullave” Tiranë përgjatë datave 1 e 2 mars 2025, si dhe nuk do të mungojnë aktivitetet nga Cirku Kombëtar.

Koncertet nuk do të mungojnë as gjatë kësaj jave. Frymë – Balet nga Angjelin Preljocaj & Erion Kruja te TKOB do të ketë premierën më 24, 25 e 27 shkurt 2025. Koncert me vepra nga Wolfgang Amadeus Mozart nga “Orkestra Simfonike RTSH” do të mbahet më 26 shkurt 2025 pranë Sallës Koncertore të Universitetit të Arteve. Jam Session te “Tek Bunkeri” Tiranë do të mbahet me 27 shkurt 2025. Koncert Simfonik te TKOB do të mbahet më 1 mars 2025.

Ekspozitat e hapura janë: VR “Monsieur Vincent” dhe “Planet ∞” te “Kub France Tirana”Ekspozita DINASTIA MARUBI “Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në GAT, Ekspozitë “Letra dashurie – Dorëshkrime origjinale Dritëro dhe Sadije” te “Shtëpia Studio Agolli” TiranëEkspozitë “The Sun Also Sets” nga Anila Rubiku te Galeria “Zeta” Tiranë POLIDROM – Një Kurs Intensiv mbi Fuqinë e Fëmijëve pranë “Parking Art Gallery”,  Ekspozita “Rrugëtime të Papritura të Jetës” te “Piramida” Tiranë, Ekspozita “The real superhero” te TULLA – Culture Center, Ekspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria NaanEkspozita “Qëndresa” te Muzeu “Shtëpia me gjethe” TiranëEkpozita “Twinkle Twinkle” te Galeria “FAB” TiranëEkspozita “aDigital Perspective” në TiranëEkspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos te “COD Kryeministri”Ekspozita “George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” ShkodërEkspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë, Ekspozita “Rikthim” nga Elton Stasa në Berat.

Sa i përket takimeve, trajnimeve, diskutimeve, Trashëgimia e marionetave te “Teatri i Kukullave” Tiranë do të mbahet më 25 shkurt 2025 pranë Teatrit të Kukullave. Klubi i Librit “Dua” – “Perëndia e Mizave” nga William Golding do të mbahet më 25 shkurt 2025. Lectio Magistralis “Rrëfim në dy kohë” me Haig Zacharian dhe me Dr. Edmir Ballgjatin do të mbahet më 26 shkurt 2025 pranë “Akademisë së Shkencave”. Promovim libri – “Përmbytja” nga Granit Zela më 26 shkurt pranë “Qendrës së Librit”, ZËRAT | Përndjekja e Heshtur: Kosova nën Hijen e Enver Hoxhës me Esat Myftarin më 26 shkurt 2025 pranë “Tek Bunkeri”, “Copëz teatër: Shakespeare: Urban Evening Escape” më 27 shkurt 2025, “Nata kulturore franceze” më 28 shkurt do të jenë disa nga takimet e tjera.

Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Masterclass për studentët e gazetarisë dhe multimedias në Tiranë, Durrës, Shkodër deri më 24 shkurt 2025, THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE nga QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE deri më 28 shkurt 2025, “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj” më 1 mars 2025, Thirrje për Aplikime për Artistët- “Fondi i Krijimtarisë 2025”Thirrje për Aplikime – Fondi i Artizanëve më 28 shkurt 2025, Thirrje për projekte filmikeThirrje për artistët e rinj në Shqipëri nga BE deri më 15 mars 2025, THIRRJE E HAPUR nga Fora Magazine ”REFLEKTIME MBI IDENTITETIN” deri më 30 mars 2025.

Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të jetës së natës që do të vijojë në bare, lokale, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri si “Amazonic” Tiranë, “Whisky Bar” Tiranë, Voodoo Rock Pub Tirana”, “Cin Cin” Tiranë, “Vila Feliz” Tiranë,  “Bliss Lounge” Tiranë, “STOA”, “Perla tattoo bar”, Venue Club!, “The Code” Tiranë,  “Puls Night Club” Tiranë, “Ava Club” Tiranë, “Torelli Lounge” Elbasan,  “Melia Hotels & Resorts” Lalz etj.

Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.

“Arti dhe Kultura me 1 click” vetëm me “Almanart”!

Almanart