“Almanart” synon të kthehet në një kalendar të qëndrueshëm, ku të promovohen aktivitetet nga aktorë të ndryshëm të artit dhe industrisë kreative.
Kjo javë pritet të ketë aktivitete të ndryshme si teatër, opera, ekspozita, VR, takime, kudo në Shqipëri.
Në kryeqytet, do të ketë disa shfaqje teatri si: Teatri “Agnesa e Zotit” te Salla e Universiteteve të Arteve më 5-7 nëntor, “Kush do të kujdeset për mua” te Teatri “Metropol” më 4-6 nëntor, “Anonimi i Venedikut” me Adelina Muçën dhe Hervin Çulin te Teatri Kombëtar më 6 e 7 nëntor, “Striptizë në det të hapur” më 6-8 nëntor pranë Sallës “Black Box” te Universiteti i Arteve, “Nata e dymbëdhjetë” e William Shakespeare më 7-10 nëntor pranë Teatrit “Metropol” dhe “Fausti” më 8-10 nëntor pranë Teatrit Kombëtar.
Sa i përket filmave, Albanian Cinematheque – Filmi “Here be dragons” nga Mark Cousins do të shfaqet më 6 nëntor 2024, pranë “Destil Creative Hub”. Filmi “4 Mbretër” te “Goethe Zentrum” Tiranë do të shfaqet në kopshtin e “Goethe Zentrum” më 7 nëntor 2024, në orën 17:30. Filmi “Emili” me Arta Dobroshi te Kinema “Millenium” dhe me regji të Ajola Dajës më 7 nëntor 2024. Gjithashtu do të ketë disa filma pranë Akademisë së Filmit “Marubi” në kuadër të “Javës Kulturore Malazeze”.
“Tosca” me Saimir Pirgu te TKOB do të vijë pranë “Teatrit të Operas dhe Baletit” në datat 6,7,8 dhe 10 nëntor. Koncert nga Orkestra Simfonike RTSH do të mbahet te Salla Koncertore e Universitetit të Arteve më 8 nëntor.
Sa i përket aktiviteteve për fëmijë, “Tosca”për fëmijë dhe familje te TKOB do të mbahet më 9 nëntor 2024 në orën 12:00. Gjithashtu do të jepet shfaqja “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” te Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe “Zgjohu, vëlla arush” te Teatri “Metropol” përgjatë fundjavës.
Ekspozitat e hapura, janë: “Rrëfime të endura” nga Francesko Berati, “Send me Muse” nga Rubin Kadiu te “Gallery 70”, MONEYBEE nga Redina Qose dhe Miriam Schmid, Profiles” nga Satellite Zones te Qendra e Artit “Agimi” , “The Urgent (artist) Open Studio” te “Bulevard Art Media Institute”, “Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri”, Ekspozita “Homo Ex Machina” te “Kubi Portokalli” pranë Piramidës, në kuadër të “Javës Kulturore Malazeze”.
Për “Nëntorin Digjital” do të mbahen disa aktivitete nga “Kub France Tirana” si Seria Imersive Franceze “Gloomy Eyes” më 7 nëntor, “Hyrje në sigurinë e informacionit” me Dr.Edlira Martiri më 8 nëntor dhe Workshop “Mjeshtrit në lëvizje: Një eksperiencë digjitale e historisë së artit” me Esmerina Hidri dhe Nea Tandini më 9 nëntor.
Takime të tjera do të jenë: “Zërat e kulturës” – “Muzika” pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Prezantim libri “E ardhmja” me Mikaela Minga dhe Nebi Bardhoshi, Promovim i librit “Brirët” nga Marash Mirashi, tryeza e rrumbullakët me Lucia Nadin më 6 nëntor 2024 pranë “COD Kryeministri”, Promovim libri “Përrallëtarët e gjuhës shqipe” nga Ardian Vehbiu pranë Akademisë së Shkencave.
Në Durrës, disa nga aktivitetet që do të mbahen, janë: “Krimi është vetëm i imi” në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës më 6 e 7 nëntor te Teatri “Aleksandër Moisiu”, Festivali “Hapat” – “Terezitje” te Teatri “A.Moisiu” Durrës më 10-12 nëntor. “E ardhmja hibride – Durrës Biennale” vijon të jetë e hapur në këtë qytet.
Në Shkodër, ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” vijon të jetë e hapur te Muzeu i Fotografisë “Marubi”. Gjithashtu do të mbahet dhe një takim për promovimin e librit “E shkuar e pakryer” nga Ermal Hasimja pranë bibliotekës “Marin Barleti” më 7 nëntor.
Në Vlorë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Shekspirit “Shekspiri zbret në Vlorë” përgjatë datave 9-13 nëntor.
Në Fier do të mbahet Festivali Mbarëkombëtar i aktrimit “Apollon” në edicionin e pesëmbëdhjetë në datat 10-17 nëntor, pranë Teatrit “Bylis”.
Në Korçë do të shfaqet Filmi “Pikë uji” te Teatri “A.Z.Çajupi” më 10-12 nëntor 2024 në orën 18:00.
Në Elbasan vijon të jepet teatri “Horoskopi Babilonas” me regji të Spiro Dunit më 7-10 nëntor pranë Teatrit “Skampa”
Në Pogradec Filmi “Tako një peshkatar” nga Diana Mile do të shfaqet te “Shtëpia e Miqve” më 9 nëntor 2024.
Nuk do të mungojnë as aktivitetet e jetës së natës, në lokale, bare, club, në qytetet e ndryshme.