Java e parë e shkurtit me teatër, filma, muzikë, VR, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Shfaqjet e teatrit do të jenë: Teatri “Mes nesh” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 4 shkurt 2025 me hyrje të lirë, Drama “Dhelprat e Vogla” te Teatri Metropol më 6-9 shkurt 2025, “Fundjava” te “Teatri Kombëtar” më 6-9 shkurt 2025, Teatri “Një martesë, një divorc, një funeral” në Korçë më 6 e 7 shkurt 2025, Teatri “Histori vjeshte” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 5-7 shkurt 2025.

Filmat gjatë kësaj jave do të jenë “I, Daniel Blake” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 4 shkurt 2025, “All the beauty and the bloodshed” te Qendra “Dua” Tiranë më 4 shkurt 2025, Në Parajsën Socialiste (Nuk Bie Shi), film dokumentar nga Ermela Teli më 5 shkurt 2025 pranë “Arkivit Shtetëror Qendror të Filmit” Tiranë, KafeKokoshka te “Destil Creative Hub” Tiranë më 6 shkurt 2025, si dhe Filmi “Everybody calls Redjo” në Tiranë.

Muzika, koncertet, opera nuk do të mungojnë. Koncert i Orkestrës Simfonike RTSH me vepra nga Limos Dizdari do të mbahet më 7 shkurt 2025 pranë Sallës Koncertore të Universitetit të Arteve, opera “AIDA” – Një histori epike dashurie dhe sakrifice pranë Teatrit të Operas dhe Baletit më 6 e 8 shkurt 2025. A R B Ë R E S H Ë te Destil Creative Hub dhe Grupi “Jericho” te “Voodoo Rock Pub” Tiranë do të mbahen më 8 shkurt 2025.

Aktivitetet për fëmijë do të përfshijnë “Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar” më 8 e 9 shkurt 2025 pranë “Teatrit Kombëtar”, Ekspozitë pikture dhe ndarje çmimesh te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 7 shkurt 2025, Teatri “Shshshsht… mbaje sekret” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 8 e 9 shkurt 2025.

Ekspozitat e hapura janë: VR “Monsieur Vincent” dhe “Planet ∞” te “Kub France Tirana”, Ekspozita “Tejdukshmëri ekzistenciale” nga Krist Dimo te “COD Kryeministri”, Ekspozitë “The Sun Also Sets” nga Anila Rubiku te Galeria “Zeta” Tiranë, Ekspozita retrospektive e Klement Zoraqit te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan, “Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian Isufi, Ekspozita “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space” Tiranë, Ekspozita “Horizonte të ndotura” te “Tulla Culture” Tiranë, Ekspozita “George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Ekspozitë personale ”Shprehi të mira” nga piktori Xhevdet R. Spahija në Shkodër, Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë.

Sa i përket takimeve, konferencave, diskutimeve, do të mbahen: “Viti i Maks Velos” te Muzeu “Shtëpia me Gjethe” Tiranë më 4 shkurt 2025, Bisedë me artistin Krist Dimo për ekspozitën “Tejdukshmëri Ekzistenciale” te “COD Kryeministri” më 4 shkurt 2025, Zërat – Një udhëtim muzikor përtej kufijve të diktaturës me Fatmir Lelën te “Tek Bunkeri” më 5 shkurt 2025, E shkuara është vendi ynë nga Ardian Vehbiu te Destil Creative Hub më 5 shkurt 2025, “Kinemaja para gjyqit: Nga kinokronikat e gjyqeve komuniste te filmat e vigjilencës revolucionare të masave” më 6 shkurt 2025, Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës te Libraria “Atë Zef Valentini” Tiranë, MANIFESTO VALA E MADHE te Zeta më 7 shkurt 2025, Promovim libri nga Oltsen Gripshi më 7 shkurt 2025 në Shkodër.

Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Thirrja për Grante “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor” nga MEKIThirrje për projekte nga MEKI “Mbështetje e programit kulturor të organizatave” deri më 7 shkurt 2025, Programi i Mentorimit “Forecast” i mbështetur nga ambasada gjermane deri më 10 shkurt 2025, Thirrje për projekte artistike pranë Cirkut Kombëtar deri më 23 shkurt 2025, THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE nga QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE deri më 28 shkurt 2025, “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj” më 1 mars 2025, Thirrje për Aplikime për Artistët- “Fondi i Krijimtarisë 2025”, Thirrje për Aplikime – Fondi i Artizanëve më 28 shkurt 2025, Thirrje për projekte filmike.

Jeta e natës do të vijojë në bare, lokale, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri. 

Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.

“Arti dhe Kultura me 1 click” vetëm me “Almanart”!

Almanart