Kjo është java e parë e tetorit dhe aktivitetet kulturore do të zhvillohen në disa qytete të Shqipërisë dhe do të mundeni të ndiqni shfaqje teatri, koncerte, filma e festivale filmi dhe aktivitete të jetës së natës.
Kryeqyteti
Në datat 3-6 tetor në orën 20:00 do të jepet shfaqja Metro Fest – Teatri “Burka e Medeas”, ku do të jepet në gjuhën greke në datën 3 dhe në ditët e tjera në gjuhën shqipe. Gjithashtu nuk mungon as teatri për fëmijë “Smërfët dhe Gargamela” në datat 5 dhe 6 tetor, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”. Nga data 30 shtator deri më 17 tetor do të mbahet “Queer Film Marathon Tirana” në disa vendndodhje si Qendra e Artit “Agimi”, “Destil Creative Hub”, “Tulla Culture Center”, krahas programit “Queer Retrospective” me filmat e Pier Paolo Pasolini.
Gjithashtu në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, do të ketë disa filma si Java Kulturore Gjermane – Filmi “Jonja”, Film “Franky Five Star”. Nuk do të mungojnë koncertet, festivalet, baleti si Baleti “Vice Versa”, “Meetings” nga Ermira Goro, Opera për fëmijë “La Serva Padrona”, koncerti për balerinën Adivije Alibali “Vasha me Shtambë” pranë Teatrit të Operas dhe Baletit më 5 tetor, “Rebels x German Embassy” me DJ Hannes Bieger. Pranë Pazarit të Ri do të zhvillohet “Pazarrrr” me muzikë ,treg me produkte thrift etj. më datë 5 tetor përgjatë gjithë ditës.
Ekspozitat e hapura ndodhen kryesisht pranë Galerisë “FAB”, COD Kryeministri, Galerisë “Zeta”, Piramidës, Galerisë së Artit Tiranë etj. Do të ketë dhe takime me autorë si “Talkart” me Luljeta Lleshanaku apo takime në kuadër të “Tetorit të Librit” krahas klubeve të librit. Nuk mungon as jeta e natës në lokale, bare, club të ndryshme, si dhe stand-up comedy.
Durrësi do të presë ““E ardhmja hibride – Durrës Biennale” në edicionin e parë që do të prezantojë disa pavione ndërkombëtare të pikturës nga data 5 tetor e deri në nëntor. Koncert “Orkestra e Harqeve Durrës – Classy Concert” do të mbahet më 6 tetor pranë Vilës Mbretërore të Zogut. Nuk do të mungojnë as aktivitetet e jetës së natës.
Në Shkodër do të ketë premierën shfaqje Teatri “Opera për tre grosh” në datat 3-5 tetor në Teatrin “Migjeni”. Përgjatë datave 5-11 tetor, do të mbahet “Idromeno Independent Film Festival” me konkurrim filmash sipas kategorive të ndryshme, me diskutime, biseda dhe workshop. Gjithashtu vijon të jetë e hapur ekspozita “ “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” te Muzeu i Fotografisë “Marubi”. Më datë 5 tetor do të hapet ekspozita “Mud and Affection” nga Kosovare Muji te Galeria “Oda”. Nuk mungojnë as aktivitetet e jetës së natës.
Në Elbasan, do të jetë premiera e shfaqjes së teatrit “Agnesa e Zotit” nga Teatri Shëtitës “Çajupi” në datat 4 e 5 tetor në Teatrin “Skampa”. Në datën 6 tetor do të nisë Festivali i Teatrit “Skampa 2024” deri më datën 10 tetor.
Gjithashtu në Berat do të jetë premiera e shfaqjes “Në lindje të Berlinit” përgjatë datave 4-8 tetor pranë Qendrës Kulturore “Margarita Tutalani”. Në Fier do të jepet teatri “Vetmi në Perëndim” në datat 4 e 5 tetor pranë Teatrit “Bylis”.
Në Gjirokastër do të jepet “Testamenti” me Viktor Zhustin në kuadër të Turit të Teatrit Kombëtar, më 6 tetor, te Teatri “Zihni Sako”, krahas “Festivalit të Artistëve të Rrugës” që do të organizohet në këtë qytet përgjatë datave 5 e 6 tetor.
Për këto dhe më shumë na ndiqni vetëm tek “Almanart” – Arti dhe kultura me 1 klikim!