Java e “Shën Valentinit” me teatër, filma, muzikë, VR, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Shfaqjet e teatrit do të jenë: Drama “Dhelprat e Vogla” te Teatri Metropol më 13-16 shkurt 2025, “7 minuta” te “Teatri Kombëtar” më 13-16 shkurt 2025, “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 14-16 shkurt.

Filmat gjatë kësaj jave do të jenë: Kineastja – “Nachos” nga Gersa Ko më 10 shkurt 2025, Nata e filmit të lirë – Cure te Qendra “Dua” Tiranë më 10 shkurt 2025, Filmi “Chinatown” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 11 shkurt 2025, Annotazione Video #9 – “Merging Bodies” nga Adrian Paci më 13 shkurt te Qendra e Artit “Agimi”.

Muzika, koncertet, opera nuk do të mungojnë. Opera “AIDA” – Një histori epike dashurie dhe sakrifice në skenën e TKOBAP-së! do të mbahet më 10 e 12 shkurt. Mbrëmje artistike për 34 vjetorin e Shoqatës “Durrësi Autokton” më 11 shkurt te Qendra Kulturore “A.Moisiu” Durrës. Jam Session te “Tek Bunkeri” Tiranë do të mbahet më 13 shkurt 2025. “Kërcimi i Dashurisë” në Fier do të mbahet më 13 e 14 shkurt 2025 te Teatri “Bylis” Fier me pjesëmarrjen e këngëtarëve të ndryshëm.

Nuk do të mungojnë aktivitetet për fëmijë si: Teatri për fëmijë “Flokarta dhe tre arinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 12-14 shkurt 2025, Koncert muzikal “Aladini” te “Teatri i Kukullave” Tiranë përgjatë fundjavës, Cirku Kombëtar apo Teatri “Metropol”.

Ekspozitat e hapura janë: VR “Monsieur Vincent” dhe “Planet ∞” te “Kub France Tirana”Ekspozita “Tejdukshmëri ekzistenciale” nga Krist Dimo te “COD Kryeministri”Ekspozitë “Letra dashurie – Dorëshkrime origjinale Dritëro dhe Sadije” te “Shtëpia Studio Agolli” Tiranë, Ekspozitë “The Sun Also Sets” nga Anila Rubiku te Galeria “Zeta” TiranëEkspozita retrospektive e Klement Zoraqit te “Galeria e Artit” TiranëEkspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan“Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian IsufiEkspozita “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space” TiranëEkspozita “Horizonte të ndotura” te “Tulla Culture” TiranëEkspozita “George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” ShkodërEkspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë.

Disa nga takimet që do të mbahen përgjatë kësaj jave, janë: Takim “Përkthimi është gjuha e Evropës” te “COD Kryeministri” më 11 shkurt 2025, Klubi i Librit “Berat” – Libri “E shkuar e pakryer” nga Ermal Hasimja në Berat më 11 shkurt 2025, Green Sofa me Nebi Bardhoshin dhe Elian Stefën më 12 shkurt te “Destil Creative Hub”, Bisedë me Klement Zoraqin te “Galeria e Artit” Tiranë më 12 shkurt 2025, Konferencë e 𝐀𝐫𝐤. 𝐄𝐥𝐢𝐬𝐚𝐛𝐞𝐭𝐭𝐚 𝐓𝐞𝐫𝐫𝐚𝐠𝐧𝐢 – “𝑻’𝒊 𝒔𝒉𝒐𝒉𝒆̈𝒔𝒉 𝒈𝒋𝒆̈𝒓𝒂𝒕 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒑𝒆𝒌𝒕𝒊𝒗𝒆̈” te “COD Kryeministri”, Takim i hapur te “Catalyst Stories Albania” Tiranë më 15 shkurt 2025. Gjithashtu do të mbahet Workshop nga prof.Shingo Sato te “Universiteti i Arteve” Tiranë më 10 e 11 shkurt 2025.

Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Programi i Mentorimit “Forecast” i mbështetur nga ambasada gjermane deri më 10 shkurt 2025, Thirrje për aplikime për “Lit-Quest Europe” deri më 15 shkurt 2025, “A to Jazz Festival – Music Showcase” deri më 16 shkurt 2025, Thirrje për projekte artistike pranë Cirkut Kombëtar deri më 23 shkurt 2025, THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE nga QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE deri më 28 shkurt 2025, “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj” më 1 mars 2025, Thirrje për Aplikime për Artistët- “Fondi i Krijimtarisë 2025”Thirrje për Aplikime – Fondi i Artizanëve më 28 shkurt 2025, Thirrje për projekte filmike, Thirrje për artistët e rinj në Shqipëri nga BE deri më 15 mars 2025.

Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të jetës së natës dedikuar “Shën Valentinit” që do të vijojë në bare, lokale, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri. 

Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.

“Arti dhe Kultura me 1 click” vetëm me “Almanart”!

Almanart