Java Kulturore me teatër, koncerte, muzikë, Halloween Party – Sugjerimet e “Almanart”

java ne fokus

Kryeqyteti do të mirëpresë shfaqje teatri të veçanta, koncerte, takime e konferenca. Premiera e teatrit “Fausti” te “Teatri Kombëtar” do të jetë më 29 tetor, për të vijuar më 3,8-10 nëntor pranë “Teatrit Kombëtar”. Gjithashtu Teatri “Nata e dymbëdhjetë” nga William Shakespeare vjen në Teatrin “Metropol” si një nga veprat më të rëndësishme të reportorit vjetor. “Kosovo Albania Theatre Showcase” është takimi më i madh dhe i rëndësishëm i trupave teatrore shqiptare nga Shqipëria e Kosova, krahas trupave ndërkombëtare që do të performojnë në Tiranë, si “Gjashtë kundër Turqisë” apo “Kamarja e turpit”. Drama “Rrënjë”  do të jepet pranë Teatrit “Metropol” më 30 tetor. Do të rikthehet “Klani i të divorcuarve” te Holli i TKOB më 2, 4 e 5 nëntor.

Sa i përket aktiviteteve për fëmijë, do të vijojë shfaqja “Zgjohu, vëlla arush” te Teatri “Metropol” dhe shfaqjet e Cirkut Kombëtar pranë Qendrës “Kristal” përgjatë fundjavës.

Filmat që do të jepen janë: Filmat “Money” dhe “Alma dhe Oskari” në Tiranë e Shkodër në kuadër të “Javës Kulturore Austriake”, “Gjeneral Gramafoni” pranë COD Kryeministri,  “I teti në bronz” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave”, apo dhe premiera e Filmi “Njerëz dhe fate 2”. DarDan Fest 2024 do të mbahet pranë Piramidës më 31 tetor – 3 nëntor.

Koncertet, muzika, festivalet nuk do të mungojnë. Disa prej tyre janë: KOSMOS Tirana Music Festival Edicioni i 3-të pranë Universitetit të Arteve, Mirësevjen Party për studentët, “Violinistic Greetings” pranë Universitetit të Arteve, Koncert nga “Groove Crew”, apo dhe koncerti “Tinguj pa kufi” pranë Kishës Orthodhokse.

Ekspozitat e hapura në kryeqytet janë: “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”,  “Letra nga Ferri”, “Rrëfime të endura” nga Francesko Berati, “Send me Muse” nga Rubin Kadiu te “Gallery 70” Tiranë,  “Përbrenda” nga Kristian Zara, “Viti zero” nga Gazmend Leka, “Kuaj dhe gra” nga Natasha Bega, MONEYBEE nga Redina Qose dhe Miriam Schmid.

Gjithahtu nuk do të mungojnë takime, klube libri apo hapja e Librarisë “Valentini” nga “Berk Botime”.

Nuk do të mungojnë as organizimet për “Halloween”. Disa nga festat do të jenë Vejusha e zezë nata e Halloween, “Rebels x Halloween”, “Delirio” për Natën e Halloween apo festa në bare e lokale të kryeqytetit.

Durrës vijon të jetë e hapur “E ardhmja hibride – Durrës Biennale”.

Shkodër do të mbahet Festivali “Luleborë” në datat 1 e 2 nëntor 2024, pranë Teatrit “Migjeni”. Gjithashtu vijojnë të jenë të hapura ekspozitat “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” dhe “Tirana n’Shkodër” te “Galeria e Arteve”.

Korçë vijon të jetë e hapur Ekspozita Performative “Shpella e Shkruar” te “Galeria e Arteve Digjitale”. Gjithashtu do të mbahet dhe koncerti Premierë e Orkestrës Simfonike e Korçës “100 vjet Orkestër” më 2 nëntor pranë Teatrit “A.Z.Çajupi”.

Elbasan Teatri “Horoskopi Babilonas” do të vijë nën regjinë e Spiro Dunit në datat 30 tetor – 3 nëntor, pranë Teatrit “Skampa”.

Fier do të jepet Teatri “Pacienti i Doktor Frojdit” në datat 30 tetor – 1 nëntor në Teatrin “Bylis” Fier.

Berat do të mbahet “Wine & Stories Fest” me praninë e këngëtarëve si Eugent Bushpepa, plot me muzikë e aktivitete dedikuar familjes. Gjithashtu do të jepet komedia “Kujdes nga miku” në datat 29 e 30 tetor 2024, në orën 18:30, pranë Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.

Gjirokastër Teatri “Grerëza” në Gjirokastër do të jepet në datat 1-3 nëntor pranë Teatrit “Zihni Sako”.

Almanart