“Almanart” synon të kthehet në një kalendar të qëndrueshëm, ku të promovohen aktivitetet nga aktorë të ndryshëm të artit dhe industrisë kreative.
Kjo javë pritet të ketë aktivitete të ndryshme si Panairi i Librit, teatër, koncerte, ekspozita, VR, takime, kudo në Shqipëri.
Kryeqyteti do të presë aktivitete të ndryshme si Panairin e Librit, teatër, filma, koncerte, ekspozita etj.
Aktiviteti më i rëndësishëm i javës do të jetë Panairi i Librit 2024 në edicionin e tij të 27-të ku do të gjeni tituj të ndryshëm librash. Gjithashtu do të zhvillohetdhe Sofaja e Librit 2024, me tematika mbi librin, krahas promovimeve të botimeve të reja si “Gjithë jeta që mbetet” me Agim Doksani nga Botimet “Pegi”, “Kostumografia në Art” nga dr. Merita Toçila te Akademia e Shkencave, “Ciceroni shqiptar i Hitlerit: Historia e prishtinasit Iljaz Bazna-Cicero” nga “Dukagjini Publishing” etj.
Shfaqjet e teatrit do të jenë: Teatri “Kush do të kujdeset për mua” te Teatri “Metropol” Tiranë, Teatri “Agnesa e Zotit” në Tiranë te Salla Koncertore pranë Universitetit të Arteve, Teatri “Nata e dymbëdhjetë” te Teatri “Metropol” Tiranë në datat 14-17 nëntor, Teatri “Fausti” te “Teatri Kombëtar” në datat 15-17 nëntor, “Koncerti” më datat 14-17 nëntor pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri “Samsara” në Tiranë më 17 nëntor pranë Sallës “Black Box” te Universiteti i Arteve, Teatri “Gruaja e burrit tim” te Qendra “Kristal” më 15 e 16 nëntor.
Përgjatë kësaj jave, do të mbahet “Java Kulturore Meksikane” ku do të ketë disa aktivitete si: Dokumentari “Caravaggio, Shpirti dhe Gjaku” dhe Dokumentari “Where are you” pranë Akademisë së Filmit “Marubi”, Performancë nga Israel Varela “Frida en silencio” në kujtim të Frida Kahlos pranë Sallës koncertore të Katedrales Orthodhokse më 16 nëntor, me hyrje të lirë.
Sa I përket koncerteve, do të mbahen disa aktivitete si Koncert “Mjeshtrat e kabasë dhe iso-polifonisë” te TKOB më 13 nëntor, Koncert nga Francesco Caligiuri & Gent Rushi Quintet pranë sallës “Çesk Zadeja” te Universiteti i Arteve me hyrje të lirë, si dhe Balet “Vallëzo me ne” me Adela dhe Anxhelo Muçollari pranë Teatrit të Operas dhe Baletit. Gjithashtu pranë sheshit “Skënderbej” do të ketë muzikë për “Tirana Beer Fest” në datat 14-16 nëntor 2024.
Ekspozitat e hapura në galeritë e kryeqytetit janë: “Koleksionet Veneciane në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë”, “Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri”, “Rrëfime të endura” nga Francesko Berati pranë “Parking Art Gallery”, “Send me Muse” nga Rubin Kadiu te “Gallery 70” Tiranë, “The Urgent (artist) Open Studio” te “Bulevard Art Media Institute” Tiranë, “Behind the wall there are other walls”, Ekspozita Vjetore e Pikturës “Nëntor 27” pranë Galerisë “FAB” përgjatë datave 14-24 nëntor, “PranverArt” në edicionin e 15-të me pjesëmarrjen e mbi 50 artistëve te Galeria e Artit Tiranë përgjatë datave 14-30 nëntor. Një ekspozitë e veçantë do të jetë ajo me dorëshkrimet e Ismail Kadaresë që do të mbahet pranë “COD Kryeministri” më 14 nëntor.
VR “Gloomy Eyes” & “Goliath” te “Kub France” Tiranë është e hapur pranë “Kub France Tirana” që ndodhet pranë Piramidës përgjatë ditëve të marta-të diela në oraret 11:00-20:00.
Gjithashtu do të ketë aktivitete për fëmijë si shfaqjet e Cirkut Kombëtar pranë Qendrës “Kristal”, pranë Teatrit “Metropol” dhe pranë Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Sa i përket takimeve, konferencave, workshop do të ketë disa aktivitete si: Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë, Ligjeratë nga Dr.Thomas Kunze, “One minute monologue” te Qendra e Artit “Agimi”, Bisedë me Lea Ypin, “E shkuara është vendi ynë” me Ardian Vehbiun, Elsa Demon, Edon Qesarin, Doriana Musaj, “Creative Morning” me Ena Bulkun te “COD Kryeministri”, Workshop “Zhvillimi i aplikacioneve web me Mern Stack” me Andi Bevapin për librat, si dhe workshop me “Geek Room” për editimin e videove nga telefoni celular pranë “Kub France Tirana”.
Në Durrës do të jepet Teatri “Samsara” në Durrës në datat 14 e 15 nëntor pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Gjithashtu do të ketë disa aktivitete në kuadër të 80 vjetorit të Çlirimit si disa koncerte në qytet në datat 13 dhe 14 nëntor. Gjithashtu vijon të jetë e hapur “E ardhmja hibride – Durrës Biennale”.
Në Shkodër do të mbahet “Takim me kujtesën” më 14 nëntor pranë bibliotekës “Marin Barleti”.
Në Korçë do të mbahen disa takime e workshop si: Si të ndërtojmë promocionin në shërbim të trashëgimisë kulturore? pranë muzeut “Gjon Mili” dhe Gjon Mili International Video Art – Workshop “Video Lab” pranë “Galerisë së Arteve Digjitale”.
Në Vlorë po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Shekspirit “Shekspiri zbret në Vlorë” Vlorë ku trupa të ndryshme teatrore kanë vendosur vepra të Shekspirit. Ky festival do të zhvillohet deri më 13 nëntor.
Në Fier po mbahet Festivali mbarëkombëtar i aktrimit “Apollon” deri më 17 nëntor pranë Teatrit “Bylis” dhe në sitin arkeologjik të Apollonisë.
Në Gjirokastër do të jepet shfaqja e teatrit “CV e jetës” me Egla Ceno dhe Kudret Alikaj më 13 nëntor pranë Teatrit “Zihni Sako”.
Nuk do të mungojnë as aktivitetet e jetës së natës, në lokale, bare, club, në qytetet e ndryshme.