Javët festive të Dhjetorit – Teatër, koncerte, VR, ekspozita – Ja çfarë ndodh gjatë kësaj jave në Shqipëri

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore përgjatë kësaj jave do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Do të nisim me kryeqytetin, do të ketë disa shfaqje teatri si: “Fausti” te “Teatri Kombëtar”, “Krishtlindje në qytetin Dua” te Akademia “Klea Huta”, Drama “Nepërkat” (Dhelprat e Vogla) te Teatri Metropol, “Kurrë njëherë tjetër” te Teatri “Metropol”, “Çifti i hapur” te “Teatri Kombëtar” me hyrje të lirë, “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli.

Sa i përket filmave, do të jepet “Ode për tempujt që nuk u harruan” te Kinema “Millenium” më 18 dhjetor 2024 me hyrje të lirë, si dhe 2 filma të Renis Hykës te Qendra e Artit “Agimi” më 20 dhjetor 2024, me hyrje të lirë.

Koncertet, muzika, festat, nuk do të mungojnë si Festivali 63 RTSH më 19-22 dhjetor pranë “Pallatit të Kongreseve”, “Sunlights 2024”, Baleti “Etje” nga Ermira Goro, Koncerti i jazz-it turk “Fllade nga Anadolli” më 21 dhjetor 2024, me hyrje të lirë, Koncerti “Tingujt e shpirtit” nga Kosti Deti, “Pop up Party” te “Hotspot”, “Festë e Gjelit të Detit” në Baldushk.

Nuk do të mungojnë aktivitetet për fëmijë nga Cirku Kombëtar, Teatri i Kukullave, Teatri “Metropol”, si dhe aktiviteti Krishtlindje në Miniaturë nga Lorna Çekixhi pranë “Tulla Culture Center”.

Ekspozitat e hapura janë të shumta dhe prezente në disa galeri si: VR – “Eternelle Notre-Fame” dhe “Emperor” te “Kub France Tirana, Manifesto “Great Wave” te Galeria “Zeta Contemporary Art Center”, “Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri”, “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”, “Pasazhe” nga Klea Ruçi te “Hotspot”, “Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian Isufi, Ekspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan, “TRASHëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge te “Gallery 70”, “Bashkëbisedim me mjeshtrat” te Galeria “FAB” , “Balona” nga Gerialdo Zotaj te Galeria “Kalo” ,

Takimet, konferencat, nuk do të mungojnë si: Reflektim për veprën e Kadaresë pranë “Shtëpisë Studio Kadare”, “Gratë në narrativat shoqërore: nga kufizimi te riorganizimi” te “Tek Bunkeri”, “Quel Scandale – Carmen, e përdala rebele që vrau Bizet, kompozitorin e saj” nga Nea Tandini, si dhe “Mañana” – Bisedë me Lek M.Gjeloshin.

Do të ketë koncerte e tregje festive si në sheshin “Skënderbej” dhe pranë “Pazarit të Ri”, si dhe aktivitete të jetës së natës në lokale, bare, club të ndryshme.

Durrës do të mbahet edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve  “Tingujt e Adriatikut” në Durrës më 18 e 19 dhjetor 2024 te Teatri “A.Moisiu” dhe “Ari’s Angels Dance Show”  do të mbahet më 20 dhjetor 2024.

Shkodër do të mbahet koncerti “Ansambli i Flauteve më 18 dhjetor 2024, në teatrin “Migjeni” ku hyrja do të jetë e lirë. Filmi “Golden Brothers” në Shkodër do të shfaqet më 21 e 22 dhjetor në Kinema “Republika”. Ekspozitat e hapura janë “Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” , “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” te Muzeu i Fotografisë “Marubi”, Ekspozitë personale nga Agron Mulliqi te Galeria “Oda”. Do të promovohet libri “Ose ne” te Biblioteka Shkencore e Universitetit “L.Gurakuqi” Shkodër.

Korçë do të hapet Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë nis më 20 dhjetor 2024. Gjithashtu pritet të ketë premierën teatri “Paç fat” më 21 e 22 dhjetor 2024 në sallën e teatrit “A.Z.Çajupi”, krahas koncertit të parë koral me pjesmarrjen e gjimnazistëve të qytetit më 20 dhjetor 2024.

Në qytetet e tjera nuk do të mungojnë aktivitetet si: “AGNESA E ZOTIT” në Lezhë më 18 dhjetor, “Gruaja e burrit tim” në Patos më 18 dhjetor, “AGNESA E ZOTIT” në Teatrin “Petro Marko” Vlorë më 20 dhjetor, Teatri “Gruaja e burrit tim” në Himarë më 21 dhjetor.

Në Berat do të vijojë programi “Dhjetori në Berat” me koncerte festive e aktivitete argëtuese për fëmijë. Ikonat mariane në Muzeun Historik Kombëtar do të hapet në Muzeun “Onufri” më 18 dhjetor 2024, kurse “Lear’ 2024” në Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” do të hapet më 19 dhjetor 2024.

Në Gjirokastër do të vijojë programi festiv “Festat e Fundvitit” në Gjirokastër me koncerte e aktivitete për fëmijë.

Aktivitetet festive janë të shtrira kudo në Shqipëri, në prag të festave. Urojmë të kaloni ditë të gëzuara pranë familjeve tuaja.

Almanart