Regjisori e skenaristi i njohur britanik Sam Mendes ka paralajmëruar se deri në vitin 2027 do të xhirojë e lansojë katër filma artistikë për “The Beatles”, nga një për secilin anëtar të grupit më të njohur në historinë e muzikës. Mendes – fitues i çmimit “Oscar” për regjinë e filmit “American Beauty” më 1999, regjinë e dy filmave më të njohur për James Bondin, sikurse edhe një seri filmash të suksesshëm si “1917” dhe “Revolutionary Road” – ka thënë kjo katërshe filmash, do të realizohen e do të lidhen në mënyrë “inovative dhe revolucionare”. Ka precizuar se do të realizojë nga një rrëfim për secilin anëtar dhe krejt bashkë do të lansohen në vitin 2027, përderisa filmat do të jenë të lidhur me njëri-tjetrin me rrëfimet nga perspektiva e secilit anëtar.
Projekti ka marrë miratimin e Paul McCartneyt dhe Ringo Starrit, njashtu sikurse edhe të familjeve të anëtarëve të ndjerë John Lennon dhe George Harrison. Kjo është hera e parë që ata, si bartës të të drejtave, shtëpia diskografike “Apple”, kanë lejuar ekranizimin artistik dhe të drejtat në muzikë për një film që nuk është dokumentar por që realizohet bazuar në skenar. Emrat e skenaristit e të artistëve nuk janë bërë ende publikë.