Kur jemi tek muzika, ajo mbetet një nga format më të njohura dhe të përdorura shpesh për të shprehur veten. Por sa kompozitor na dhuruan himne që frymëzuan ndryshimin e folën vetë për njerëzit.
Kur doli në kinema filmi “A star is born” me protagonistë Bradley Cooper dhe Lady Gaga, sado hite që dhuroi e pjesë të bukura për t’u kujtuar, mua më bie ndërmend një fjali e Cooper në momentin kur grindet me të vëllaun i cili e akuzonte se i kishte penguar të ardhmen në muzikë.
Ai i thotë: “Ti nuk kishe asgjë për të thënë”.
Pak fjalë megjithatë, mjaft shumë për të treguar atë që në të vërtet duhet të jenë këngët. Ngrohtësi, ndjenjë, histori e mesazh.
“Imagine” nga John Lennon
Një vizion i fuqishëm i paqes dhe harmonisë, një bote “ideale”. Një e atillë e mbushur me njerëz që nuk njohin konfliktet, paragjykimin, nuk njohin zemrimin e nuk njohin brengën, njerëz që jetojnë momentin.
E publikuar në vitin 1971, Lenon iu thotë të magjinoni një botë pa shtete, pa fe, pa motive për të vrarë, me asgjë përpos dëshirës për të jetuar në paqe. Imagjinatë në të cilën ju fton.
“Imagine”. një këngë ikonike për paqen, dashurinë dhe bashkimin e njerëzve.
- “We are the World” – USA for Africa
“We are the World” ishte një lloj himni i korit të shkollës gjersa isha pjesë e korit. Jo më ndryshe mbetet edhe për botën.
E lansuar në vitin 1985 si një projekt për të ngriturin zërin dhe ndihmuar fëmijët nga Afrika, “We are the World” flet për solidaritetin dhe rëndësinë e të ndihmuarit njëri-tjetrin.
Kënga thërret njerëzit që të bashkoheshin në një synim të përbashkët për të ndihmuar ata që vuajnë nga varfëria, uria dhe katastrofat natyrore. Është një këngë e cila flet për vlerat e humanitetit. Njëherit, e njëjta mbledh artistë të mëdhenj të muzikës pop.
Kur flasim për këtë natyrë të këngëve, MJ dallohet edhe për ‘Heal the World” dhe “They don’t really care about us”
“I am woman” nga Helen Reddy
Nëse flasim për këngët që ndryshuan botën, njëra prej tyre padyshim që duhet të jetë e kushtuar grave. Këtë nder e pari Helen Reddy me këngën “I am Woman”, himni i feminizmit.
Kënga flet për ngritjen e zërit të grave, barazinë gjinore, fuqinë e vendosmërinë dhe mbi të gjitha pavarësinë.
“I Am Woman” shërben si një këngë inkurajimi dhe frymëzimi për grave që të ndihen të sigurta dhe të fuqishme për të përmbushur ëndrrat e tyre.
U lansua në vitin 1972.
“Blowing in the wind”- Bob Dylan
Një këngë drejtuar njerëzimit mbi një injorancë fatkeqsisht të vetëdijshme.
Dylan dallohet për tekstet e tij të fuqishme, megjithatë ndonjëherë të vështira për t’u kuptuar.
Kjo e lartëcekura ndonëse fillimisht shkaktoi konfuzitet në lansimin e saj në vitin 1962, u konsiderua një himn i të drejtave civile.
E lansuar në vitin 1962, Dylan iu drejton disa pyetje dëgjuesëve. Këngët e tij dallohen për “pjesë mendimtare” të Dylan.
“Sa rrugë duhet të kalojë një burrëpër ta quajtur burrë… përgjigjja miku im po fryen bashkë me erën”..”sa vdekje do bëhen deri sa ai të kuptoj se shumë persona kanë vdekur, përgjigja miku im, po fryen me erën”.
“The Revolution Will Not Be Televised,” Gil Scott-Heron (1970)
Revulucioni nuk do të transmetohet në televizor, këndon gjersa flet Scot-Heron.
Ky i fundit ishte një muzikant e kompozitor i njohur për intepretimin e “këngës së folur”. Përmes këngës, ai jep një mesazh të asaj se mendja nuk është vendi ku revulucioni nuk ndodh në mendje.
“Pasi të ndryshoni mendjen dhe të vendosni se ka diçka që nuk shkon, dhe doni t’a rregulloni, atëherë ndodh revolucioni”.
Humoristik, intelegjent dhe tej mase goditës, kryevepra e Scott-Heron mbetet një himn për afrikano-amerikanët.
Kënga nuk arriti majat, gjë e cila në mënyrë ironike flet për vëshitrësitë e të shënuarit revulucion si pasojë e shtypjes së pushtetarëve.
Për disa, kënga u cilësua edhe një lloj “thirrje lufte”. Megjithatë, kompozitori mohoi duke e theksuar se kënga i adresohej një revulucioni mendor, jo luftarak.