KINEMATEKA SHQIPTARE Artist-në-Residencë : JON JOST
8 dhjetor 2023 – 6 shkurt 2024
RETROSPEKTIVE : Filmat e JON JOST
24 janar – 3 shkurt
Kinemateka Shqiptare dhe Qendra Kreative Destil sjellin për publikun shqiptar një nga mjeshtrit e gjallë të kinematografisë botërore, rebelin amerikan Jon Jost, të ftuar si Artisti në Residencë për vitin 2024.
Është një kënaqësi e vërtetë ndjesia se gjatë shkëmbimit të viteve, Jon Jost – mishërimi i vërtetë i një kineasti të pavarur, ka ecur rrugëve të kryeqytetit tonë, duke përgatitur xhirimet e një filmi të ri këtu me ne.
Përveç retrospektivës së filmave të tij, nga 24 janar deri ne 3 shkurt në Destil, Jon Jost do të ndajë gjithashtu njohuritë e tij me artdashësit përmes një seminari – workshop të ardhshëm.
Për gjashtëdhjetë vitet e fundit, Jost ka xhiruar, montuar dhe bërë regjinë e 46 filma të metrazhit të gjatë në celuloid – 16 dhe 35mm, si dhe në media dixhitale; një vepër instalacion me 7 ekrane, titulluar TRINITY, dhe mbi 50 filma të shkurtër që janë shfaqur nëpër muze e arkiva të filmit, dhe festivale të rëndësishme që nga viti 1975.
Muzeu i Artit Modern – NYC, prezantoi një retrospektivë të plotë të punës së Jost-it, që më pas udhëtoi në Qendrën J.F. Kennedy, Arkivin e Filmit të Harvardit, Arkivin e Filmit UCLA, Fondacionin e Arteve të San Franciskos, dhe në Arkivat e Filmit të Vjenës, Bolonjës dhe Torinos.
Puna kult eksperimentale e Jon Jost-it respektohet për ndikimin e shumtë mes kineastëve dhe kritikëve. Regjisori austriak Michael Haneke e konsideron Jost një nga frymëzimet e tij më të mëdha.
Në javët në vijim, Kinemateka Shqiptare do të ketë kënaqësinë të shfaqë gjashtë nga filmat më sfidues dhe magjepsës të Jost-it.
Të mërkurën, në 24 janar , ora 19:00, nis retrospektiva e filmave të Jon Jost-it me filmin fitues të Berlinales: ALL THE VERMEERS IN NEW YORK (1992). Pas shfaqjes së VERMEERS, Jost do të pyesë audiencën se cilin film do të dëshirojnë të shihnin më pas: Filmin e vitit 2013, COMING TO TERMS, apo portretin e tij eseistik të 1977 mbi Los Anxhelosin – ANGEL CITY.
Programi i retrospektivës së Jon Jost do të vazhdojë në Destil të mërkurën, 31 janar , ora 19:00, me portretin e pasur dhe vizual të një fshati peshkatarësh portugez, NAS CORRENTES DE LUZ DE RIA FORMOSA (1999).
Gjatë netëve tona së bashku, Jost do të ofrojë një titull filmi alternativ në rast se publiku preferon një tjetër nga veprat e tij – bukuri e rrallë kjo e të paturit mes nesh regjisorin mjeshtëror që zotëron të drejtat e filmat të tij.
Shfaqjet në Destil përfundojnë të shtunën, më 3 shkurt – ora 19:00, me dy nga filmat më inovator të Jon Jost-it: LAST CHANTS FOR A SLOW DANCE (1977), dhe filmin e mirënjohur të vitit 1993, THE BED YOU SLEEP IN.
Jon Jost do të jetë prezent në çdo shfaqje, dhe në fund do të ketë diskutime me publikun së bashku me drejtuesen e Kinematekës Shqiptare, znj. Iris Elezi.
- Një falenderim i veçantë për Qendrën Kreative Destil ku do të zhvillohen dhe shfaqjet. Pa mbështetjen e Destil Creative Hub nuk do të kishte qënë e mundur fatmirësia e veçantë për të pasur kineastin e shquar Jon Jost në kryeqytetin tonë.
- Të gjithë filmat janë *premierë për publikun shqiptar , dhe do të shfaqen me tituj anglisht .
Ju mirëpresim!