Kinemateka shqiptare/Retrospektivë: Filmat e Jon Jost në Destil

Sot vazhdojmë me shfaqjen e dytë të programit tonë me Artistin tonë në Residencë, Jon Jost.

Retrospektivë: Filmat e Jon Jost

E mërkurë, 31 janar, ora 19:00, në Destil, me një film të shkurtër surprizë dhe portretin e tij eseistik të vitit 1977 në Los Angeles, ANGEL CITY.

Jon Jost do t’i prezantojë të gjithë këta filma dhe pas çdo shfaqjeje do të ketë diskutime me drejtoreshën e Kinematekës Shqiptare Iris Elezi.

Të gjithë filmat janë premierë shqip dhe do të shfaqen në Destil Creative Hub me tituj anglisht.

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.