Komedia franceze “La Baby- Sitter” do të vijë në skenën teatrore për publikun. Komedi nga Rene De Oboldia në skenën teatrore e sjell regjisori Vasjan Lami. “La Baby -Sitter”, është komedia më e suksesshme e autorit Rene De Oboldia, ku trajtohet problemi universal i marrëdhënieve në çift. Jeta me të gjithë vështirësitë dhe problemet e saj, si pakuptuar, na bën të harrojmë atë që është më esenciale në marrëdhëniet bashkëshortore, dashurinë! Teatri Kombëtar shprehet se komedia vjen në skenë për katër net te salla e madhe “ArTurbina”, në mbrëmjet e datave 2, 3, 4 dhe 5 shkurt. Në rolet e veprës janë Luiza Xhuvani, Genci Fuga dhe Andia Xhunga. Aktori Genci Fuga shprehet se në skenën teatrore do të vijë një shfaqje që nuk duhet humbur, nën regjinë e Vasjan Lamit. “”La Baby-Sitter” është komedia e radhës që vjen në Teatrin Kombëtar “ArTurbina” salla e madhe. Një komedi e veçantë dhe plot situata”, shprehet aktori Genci Fuga ndër të tjera për këtë komedi, që vjen në mbrëmjet e para të muajit shkurt të këtij viti. Përkthyes i veprës Nonda Varfi, skenograf Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara dhe kompozitor Gjergj Kaçinari. Aktorët në këtë komedi franceze, që do të vijë së shpejti në skenën teatrore janë emra të njohur për publikun, i cili i ka vlerësuar në shfaqje të ndryshme ku janë prezantuar gatë aktivitetit të tyre artistik. Por muaji që vjen i gjen në një premierë teatrore. Vasjan Lami regjisor i komedisë franceze “La Baby- Sitter”, që do të vijën në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTubrina” është i njohur me aktivitetin teatral dhe në kinema, regjisor dhe dublues filmash shqiptar. Diplomohet për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë me nota të shkëlqyera. Ai punon në vijim në Teatrin Kombëtar, duke realizuar një galeri rolesh jo vetëm në teatër, por edhe në filma të ndryshëm.
Rreth veprës teatrore
“Trembëdhjetë vjet martesë, ku na humbi dashuria?”. Ky është lajtmotivi që shoqëron Elvirën dhe Franklin, dy bashkëshortët modernë, të një komedie të përjetshme. Ata duhet të shkojnë për darkë tek miqtë, por mbeten të ngujuar në shtëpi. Baby – Sitteri që duhet të kujdeset për fëmijët e tyre, nuk po vjen. Më në fund zilja bie, por në derë shfaqet dikush, që ata nuk e prisnin. Përballja e Elvirës dhe Franklinit, me “mysafirin e paftuar”, do t’i japë marrëdhënies së tyre, një kthesë të papritur…Autori Rene De Oboldia, anëtari më i vjetër i Akademisë së Shkencave Franceze, ndërroi jetë në vitin 2022, 103 vjeç. Ai është autor i mbi 30 veprave teatrale, të përkthyera në mbi 28 gjuhë të botës. Është vlerësuar po aq i suksesshëm sa Ionesco e Beckett. Kritikët kanë admiruar autori Rene De Obaldia. Shfaqjet e tij zhvillohen gjithmonë brenda një kornize të kohës bashkëkohore dhe kanë të bëjnë me tema moderne, duke i trajtuar ato në mënyrë komike./sot.com/