Komedia “Nata e dymbëdhjetë” mbrëmjen e fundit të tetorit rikthehet në skenën e teatrit Metropol në Tiranë. Teatri Metropol rikthehen në skenë për publikun këtë sezon artistik veprën e Uilliam Shekspir me regji nga Justin Anderson dhe një kast aktorësh të njohur në role, por dhe artistë rinj. Teatri Metropol, në bashkëpunim me regjisorin amerikan Justin Anderson, sjell këtë shfaqje në një tjetër epokë- Shqipëria e viteve 1800, duke kombinuar elemente autentike të kohës, nga Lord Bajroni e Ali Pasha deri te fotografët Marubi, të reflektuara në muzikë dhe kostume.
Në mbretërinë e Ilirisë, një fisnik i quajtur Orsino endet duke dëgjuar muzikë, sepse është i dashuruar me Olivian, një vajzë e bukur që nuk pranon propozimet e tij për martesë, pasi është në zi për vëllain e saj të ndjerë. Ndërkohë, një stuhi e tmerrshme shkakton mbytjen e një anije…Kështu nis një histori e ndërlikuar dashurie, zemërthyerjesh dhe momenteve gazmore. Në role janë aktorët interpretojnë: Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Ervin Bejleri, Elona Hyseni, Endrit Ahmetaj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Kastriot Ramollari, Ketjona Pecnikaj, Klesta Shero, Klea Konomi, Laura Hoxha, Mehmet Xhelili, Margent Caushi, Mario Bali, Rozi Kostani, Roerd Toçe, Sara Koçi, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari, Xhoni Spahi.
Muzika Dashamir Gega, Ilir Neziri, Mark Kakusi, Mihal Kaçi, Rubin Oslo Ceka, Rudian Zia. As. regjisore Klesta Shero, mjeshtër plastike Jonida Beqo, koreograf Sedmir Memia, kostumografia Edlira Sulaj, Frenci Gjerasi, as. kostumografe Livia Çerma. Pas mbrëmjes së 31 tetorit, vepra teatrore do të jetë në skenë edhe net të tjera për publikun gjatë nëntorit./Sot.com.al