Të përfshirë në projekt janë yjet Leonardo Dicaprio dhe Jennifer Lawrence
Regjisori i mirënjohur, Martin Scorsese, do ta drejtojë filmin biografik për legjendën e muzikës, Frank Sinatra, raporton Variety.
Një burim i afërt me regjisorin, ka thënë se ai për portretizimin e Sinatras, do të punojë me bashkëpunëtorin e tij të kamotshëm, aktorin e mirënjohur të Hollywoodit, Leonardo DiCaporio.
Aktorja e famshme Jennifer Lawrence do të marrë rolin e yllit televiziv, Ava Gardner, e cila ishte gruaja e dyte e Sinatras, me të cilën u martua pasi ajo e ndau nga gruaja e parë Nancy Barbato, e cila është nëna e bijës së Frankut, Tina.
Tina Sinatra, e cila është përfaqësuese ligjore e të drejtave autoriale të Sinatras, ende nuk e ka aprovuar krijimin e këtij filmi.
Ky projekt ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive producente dhe transmetuese.
Interesim për bashkëpunim ka shfaqur Kompania “Apple” e cila ishte producente e filmit paraprak të Scorsesit, “Killers Of The Flower Moon”, por filmi i ri për Sintaran si duket do të prodhohet nga kompania “Sony”.