Search
Close this search box.

Lexim i përbashkët dhe diskutim libri “You are not here” nga Eric Czulger në BERK

Me datë 6 shtator, ju ftojmë të na bashkoheni në leximin e ‘You are not here’ nga Eric Czulger, një memoir i udhëtimeve të tij në disa shtete që sot luftojnë për njohje ndërkombëtare. Historia e tyre mund te jetë ajo e një pritjeje të tejzgjatur, apo dhe ajo e një “kapriçoje” individuale. Në çdo rast, Eric Czulger e nis udhëtimin e tij në Irak, në kulmin e lëvizjes kurde për pavarësi, për të përfunduar në shtete kripto-anarkiste, si Liberalandi, të themeluara rreth “ethosit” të kriptomonedhës. Gjatë këtyre udhëtimeve, ai do të zbulojë vështirësinë e të vizatuarit një kufi në shkretëtirë. Në zhanrin e tij, libri ndjek traditën e shkrimtarëve si Bill Bryson, Louis Theroux dhe Anthony Bourdain. Ju presim!

*Takimi do të mbahet anglisht. 

Almanart