Lexojmë: “Bota jonë e dikurshme” nga Wangari Maathai

Planet e zhvillimit të dakordësuara nga një numër i madh vendesh në rajon i bëjnë thirrje qeverisë të çrrënjosë varfërinë dhe të premtojë që do i ndihmojë dhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. Por sigurisht, shumë nga këto vende janë njëkohësisht të inkurajuar të shfrytëzojnë burimet natyrore, si pasojë e pangopësisë së rregullave të tregtisë globale, ose kërkesave për të shlyer borxhin e madh kombëtar. Kështu që shfrytëzimi mjedisor vijon. Qëllimi parësor është ekonomia dhe vlera monetare, kjo është dhe arsyeja pse vlerat shpirtërore nuk janë të pranishme në zyrat e bordit, aty ku merren vendimet mbi prerjen e pyjeve të Kongos. Pa këto vlera, pavarësisht se këto burime shihen me qëllim shfrytëzimin për përfitim, dhe konsiderohen si më të vlefshme të vdekura se të gjalla (si dërrasë për kuvertën apo për vaskën e përbashkët me ujë të nxehtë, apo si parket në vendet e zhvilluara), duke mundësuar shërbime që vinë prej ekosistemit të cilat janë të paçmuara.

Nëse këto vlera shpirtërore do të ishin pjesë e diskutimeve mbi pyllin, gjithkush nga korporata apo politikanët e komuniteteve vendase, do t’i shihte këto burime në mënyrë krejt tjetër. Përmes këtyre vlerave, ne do të zhvillonim një vlerësim mbi shërbimet që ofrojnë pyjet jo vetëm për Aka-t por dhe si “mushkria e dytë”, që rregullon klimën në Afrikë, Kinë, Shtetet e Bashkuara, Europë dhe kudo tjetër. Kështu do të ishim mirënjohës dhe do punonim të mbronim pyjet, edhe nëse do kishim vënë në dyshim përkushtimin tonë në dhënien fund të varfërisë në fisin Aka. 

Shumë njerëz të tillë si Aka-t, të cilët janë shumë të lidhur me natyrën, nuk janë domosdoshmërisht të lidhur me dëshirë; afër tokës dhe drejtpërdrejtë të lidhur me burimet e saj, por është vendi ku ka qëlluar të jenë. Në anën tjetër, në botën e industrializuar shumë njerëz janë larguar nga natyra. Ata mund të jenë njësoj të varur nga burimet natyrore, por zinxhiri që i lidh ata me këto burime kalon nëpër hallka të tjera. Materialisht ata mund të ketë gjithçka, gjithcka që Aka-t nuk e kanë, por pavarësisht kësaj ata ndihen bosh shpirtërisht.

Shtëpia botuese: Berk

Viti i publikimit: 2023

Numri i Faqeve: 63

Almanart