Lexojmë: “E pafilozofuara” nga Hysamedin Feraj

Tretja e lirisë

së njeriut është rezultat i koherencës logjike të Hobbes-it, i vendimit fillestar për ta reduktuar natyrën e njeriut në instinktin e të gjallës me mbetë gjallë.

Ky eleminim i lirisë ekzekutohet, në frazën: liria është plotësim i dëshirave, i papenguar nga jashtë, nga të tjerët: “Me liri, në përputhje me domethënien e kësaj fjale, kuptohet mungesa e pengesave të jashtme…, për ta bërë atë që do të dëshironte…”. Liria hiqet në cka liberalët e mëvonshëm, me emra të ndryshëm, e kanë quajtur pikërisht qenien e saj: “liri negative”, “liri e jashtme”, “liri për të zgjedhur”, “liri nga…”. Në analogji me trupat fizikë që lëvizin të lirë, sa kohë nuk hasin në rezistencë të jashtme.

Po ta perifrazojmë Hobbesin, “në përputhje me domëthënien e kësaj fjale”, liria është kënaqje e papenguar e orekseve, sepse fjala “dëshirë”, në filozofinë moderne, është fjala e filozofisë klasike “oreks”. Orekset janë lëvizje të vogla kimike në trupin e njeriut (dhe shtazës) që e vënë në lëvizje kah ushqimi si plotësim dhe kënaqje e oreksit instinktiv për të ngrënë. Njeriu është i lirë sa kohë nuk pengohet prej jashtë të lëvizë kah objekti i oreksit (=ushqimit, dëshirës).

Almanart