Lexojmë: “Fotografia” nga Susan Sontag

Në guvën e Platonit

I papërtëritur soji njerëzor gjendet i ngërthyer në guven e Platonit. duke na u shpalosur në trajtat e veta të moçme, përmes imazhesh të thjeshta e të përnjëmendta. Por të edukuarit përmes fotografive nuk është e njejta gjë me edukimin e marrë nëpërmjet imazheve të vjetra, artizanale. E vërteta është se rreth e qark gjenden një numër pafundë sisht i madh imazhesh që synojnë të tërheqin vëmendjen tonë. Shpikja zuri fill më 1839 dhe që nga ajo kohë s’ka mbetur gjë pa u fotografu ar,ose të paktën kështu duket. Kjo makutëri e pashoqe e syrit fotografik ndryshon raportet e ishullimit brenda guvës, me një fjalë botën tonë. Duke na mësuar një kod të ri vizual, fotografitë, jo vetëm që ndryshojnë, por edhe zgjerojnë nocionet tona rreth asaj se çka ia vlen të kundrojmë dhe, nga ana tjetër, se çka është e drejta jonë të vëzhgojmë. Fotografite janë jo vetëm gramatika, por ajo çka është më e rëndësishme edhe etika e vështrimit. Dhe, së fundmi, përftimi më i madhërishëm i tërë kësaj sipërmarrjeje fotografike është fakti se, ajo na ofron ndjesinë që ne mund të rrokim e të ngërthejmë brenda hapësirës së trurit tonë mbarë botën – si një antologji imazhesh.

Të koleksionosh fotografi do të thotë të koleksionosh botën. Filmat ose programet televizivë hedhin dritën e tyre të zbehtë në mure, një dritë regëtitëse, e cila vjen një çast dhe venitet, zhduket; ndërsa me fotografinë puna është krejt ndryshe, imazhi i saj i fiksuar është gjithashtu një objekt, me peshë të papërfillshme, që përftohet me një çmim fare të lirë, lehtësisht i mbartshëm, i grumbullueshëm dhe i magazinueshëm. Në filmin e Godard’it Les Carabiniers (1963), dy punë kotë, lumpen – fshatarë i janë bashkangjitur Armatës Mbretërore të Joshur nga premtimi se duke qenë të përfshirë në radhët e saj, ata kanë dorë të lirë të bëjnë plaçkë, të përdhunojnë, të vrasin, shkurt, mund të sillen me armikun si t’ua dojë kokrra e qejfit dhe kësisoj të pasurohen. Por sënduku i trofeve që Michel-Ange dhe Ulysse, vite më pas, sjellin triumfalisht në shtëpitë e tyre e ua tregojnë grave, na del se nuk përmban gjëkafshë tjetër veçse ca qindra kartolina me pamje Monumentesh, Supermarketesh, Sisorësh, Mrekullish të Natyrës, Mjetesh Transporti, Veprash Arti, si dhe thesaresh të tjera të gjithfarësojshme an’ e mbanë globit. Ky detaj artistik Godardit vë ne të gjithë objektet që sendërtojnë dhe pahtësojnë atë mjedis që ne lojë sheshazi ekuivokun magjik të lindur prej imazhit fotografik. Nga njohim dhe e pranojmë për modern, fotografia, ka të ngjarë, të jetë më e i mistershmi. S’ka pikë dyshimi që fotografitë të ngërthejnë në vetvete përvoja nga më të ndryshmet, kurse kamera nga ana e vet shtë arma ideale e metodës së përftimit në mënyrë të vetëdijshme.

Të fotografosh do të thotë ta bësh tëndin sendin e fotografuar. Me fialë të tjera, ta vësh vetveten, në një farë mënyre, në lidhie me pjesë të botës që e përjeton si dije – kësodore edhe si pushtet Se sot vihet re një shmangie fillestare jofatlume drejt tjetërsimit-duk familjarizuar njerëzit me idenë e konceptimit të botës në mënyrë abstrakte prej fjalës së shkruar – e cila, sipas të gjitha gjasave, ka gjeneruar atë tepricë energjie Faustiane dhe gjymtimi psikik aq të domosdoshëm për të ndërtuar shoqëritë moderne, inorganike. Na krahasim me imazhet fotografikë, prej të cilëve sot e gjithë ditën njerëzit përftojnë pjesën më të madhe të dijeve, si kur kthejnë kryet pas për të këqyrur të shkuarën ashtu edhe për të rrokur të tashmen, shtypshkrimi ngjan forma më pak e gënjeshtërt e përcjelljes së botës. Ajo çka shkruhet rreth një personi ose ngjarjeje, thënë shkoqur, është interpretim, ashtu siç janë thjesht interpretim edhe pikturat apo vizatimet, veprat vizuale, fryt i punës së dorës. Ndërsa imazhet fotografikë nuk ngjajnë dhe aq me një qëndrim të caktuar ndaj botës sesa si pjesë përbërëse e saj, miniatura të një realiteti që çdonjëri mund ta prodhojë ose përftojë.
Fotografia, e cila luan si të dojë me përmasat e botës, ka aftësinë në vetvete të zvogëlohet ashtu siç edhe të zmadhohet, të copëzohet ose të retushohet, të trukohet e të falsifikohet. Fotografia plaket e molepset po nga ato sëmundje prej të cilave vuajnë rëndom sendet prej letre; fotografia zhduket pa lënë gjurmë; fotografia mund të shndërrohet në një mall të çmuar, për t’u blerë e për t’u shitur; por fotografia edhe riprodhohet. Fotografia, e cila ngërthen në vetvete e kornizon botën, ngjan sikur të fton edhe ty ta kornizosh atë vetë. Fotografite ngjiten nëpër albume, futen në korniza e vendosen mbi tryeza, mbërthehen me thumba në mur, kthehen në diapozitiva e projektohen. Gazetat dhe revistat i publikojnë; kalecët i alfabetizojnë; muzeumet i ekspozojnë; botuesit i mbledhin e i botojnë.
Për dhjetëvjeçarë me radhë, libri ka qenë mjeti që ka ndikuar më fort se kushdo tjetër në mënyrën e organizimit (por rëndom edhe të miniaturizimit) të fotografisë, duke i garantuar kësisoj, në mos pavdekësinë, jetëgjatësinë -të mos harrojmë që fotografitë janë objekte të brishtë, që lehtësisht mund të grisen ose të shfytyrohen – si dhe një publik gjithnjë e më të gjerë. Është e qartë se fotografia në një libër nuk është veçse një imazh brenda një imazhi. Por, dhe kjo duhet thënë që në krye, duke qenë se fotografia është një objekt i lëmuar, i përshtatshëm për teknikën e shtypshkrimit, gjatë procesit të riprodhimit s libër cilësitë e saj thelbësore zbehen shumë herë më pak nga cka ndodh me një pikturë. Gjithsesi, libri nuk është skema ideale për të hedhur në qarkullim të gjerë blloqe fotografish. Sekuenca që lipset ndjekur për të parë fotografitë ofrohet nga rendi i faqeve, por kurrgjë s’mund ta shtrëngojë lexuesin të ndjekë pikërisht këtë rend apo ta udhëzojë atë se sa kohë duhet të shpenzojë për të kundruar çdonjërën nga fotografitë. Filmi i Chris Markerit Si j’avais quatre dromadaires (1966), një meditim i thurrur në mënyrë të shkëlqyer mbi natyrat e fotografisë dhe gjithë temat e trajtuara prej saj, na sugjeron një mënyrë sa të hollë aq edhe të rreptë të paketimit (po dhe të zmadhimit) të fotografisë në letër. Si rendi ashtu edhe koha e saktë për të këqyrur çdo fotografi janë të imponuara dhe, pikërisht prej këtij fakti përftohet një lexueshmëri vizive e një impakt emocional. Por, kur ndodh që transkriptohen në film, fotografitë reshtin së qenuri objekte të koleksionueshme, siç ndodh rëndom kur riprodhohen në libër.

Fotografitë ofrojnë dëshmi. Kur na zë veshi një lajm, por ende dyshojmë rreth asaj çka kemi dëgjuar, dyshimet shuhen vetvetiu kur na shfaqet një fotografi për atë çka bëhet fjalë. Një nga aspektet e dobishmërisë së fotografisë është fakti se ajo shërben si dokument fajësimi. Duke nisur nga qershori i vitit 1871, kur policia pariziene e shfrytëzoi për të ndërmarrë operacionet e përgjakshme të spastrimit kundër komunarëve, fotografia u shndërrua në një mjet efikas në duart e shteteve moderne për të mbikëqyrur e kontrolluar zhvendosjet gjithnjë e në rritje të popullsisë. Një aspekt tjetër i dobishmërisë së fotografisë është fakti se ajo shërben si dokument përligjjeje. Fotografia konsiderohet si provë e pakundërshtueshme që, një gjë e caktuar ka ndodhur në një vend të caktuar. Një foto edhe mund të shfytyrojë, por ajo çka mund të hamendësohet në këtë rast është se gjithnjë ekziston, ose të paktën ka ekzistuar, diçka që shembëllen me atë që shihet në fotografi. Cilatdo qofshin kufizimet (nga njëra anë për shkak të amatorizmit) ose, nga ana tjetër, për shkak të pretenciozitetit (le të themi, artistik) të një fotografi, fotografia-çfarëdolloj fotografie ngjan të ketë me realitetin e prekshëm një marrëdhënie më të qashtë e për pasojë edhe më të saktë se çfarëdo objekti tjetër mimetik.
Edhe virtuozët e imazhit të fisëm, si Alfred Stieglitz dhe Paul Strand, autore që  dhjetëvjeçar pas dhjetëvjeçari kane kompozuar fotografi nga me ta na dëshmojnë përmes tyre është se në to ekziston diçka , krejt sic vepron zotëruesi i një Polaroidi, për të cilin fotografia nuk është gjë apo maniaku i aparatit, i cili e shkrep atë dhe bën fotoçasti, për t’i tjetër veçse mënyra më praktike e më shpejtë për të regjistruar imazhin pasur si souvenir të jetës së përditshme.

Ndërsa një pikturë apo një përshkrim në prozë nuk mund të jetë veç një interpretim tejet përzgjedhës, fotografia nga ana e saj mund te konsiderohet si një transparencë tejet përzgjedhëse. Por pavaresish nga vërtetësia e supozuar që u jep të gjithë fotografëve autorit interes e hir, puna që ata kryejnë nuk përbën kurrfarë përjashtimi nda marrëdhënies rëndom të dykuptimtë midis artit dhe së vërtetës. Edhe atëherë kur janë veçanërisht të impenjuar në pasqyrimin e realitetit fotografet, gjithsesi, janë të dyzuar nga ndjesitë e pashprehura të shijes dhe ndërgjegjes. Aty nga fundi i viteve tridhjetë, nismëtarēt. tejet të talentuar të projektit fotografik të Farm Security Administra tion (ku bënin pjesë, veç të tjerëve, Walker Evans, Dorothea Lange, Ben Shahn, Russell Lee) për çdo gjysmatar, që përbënte objektin e tyre fotografik, shkrepnin një dyzinë fotosh ballore deri sa të ishin krejtësisht të bindur që kishin ngërthyer në celuloid pikërisht atë çka deshironin, ose, thënë ndryshe, pasi kishin pikasur atë shprehje të përpiktë në fytyrën e objektit dhe që, sipas koncepteve të tyre, shpaloste varfërinë, dritën, dinjitetin strukturën, shfrytëzimin e gjeometrinë. Duke vendosur se ç’pamje duhet të ketë një fotografi, kur shprehin parapëlqim ndaj një poze kundrejt një tjetre, fotografet s’bějně gjë tjetër veçse iu imponojnë subjekteve që zgjedhin standartet e tyre. Edhe pse, në një farë mënyre, aparati fotografik në thelb rrok realitetin dhe, nuk mjaftohet në interpretimin e tij, fotografitë janë një shprehje e interpretimit të botës po aq sa edhe pikturat e vizatimet. Te gjitha këto raste kur akti i shkrepjes së një fotografie është një operacion relativisht jo diskriminues, i paanshëm ose objektivizues, nuk e pakëson karakterin didaktik të tërë kësaj sipërmarrjeje. Madje është pikërisht ky pasivitet – dhe kudogjendshmëri – e dokumentit fotografik, ajo çka përbën, mesazhin” fotografik, agresionin e saj. Imazhet që idealizojnë (si, bie fjala, pjesa më e madhe e fotografive të modës apo mbi botën e kafshëve) nuk janë më pak agresive sesa ato që e kanë shndërruar thjeshtësinë në virtyt (si fotografitë e grupeve… 

Almanart