Fillimi korrikut. Dielli derdh nxehtsin, tue përcllue çdo gja nën vedi. Bucina, buzë Prronit të Thatë, në Koliq, asht ba pothuejse tokllinë, e rjepcueme nga bari, si lëkura e lopës së zgjebosun. Mbi stomin matanë prronit, gurgullima e gërmazit të sëcilit vetëm sa ndihet, fijet e rrallueme të barit kanë humbë çehren e blertë. Të verenikuna, të zverdhueme, iu kanë katrrithë tokës vetëm për nga nji pikë ujë, e cila edhe vetë skamnore, vetëm u tregon buzët e veta të shkrumueme dhe të plasarituna. Këto fije, që kalamendshëm përkunden nën puhin e plogtë të paraditës, u ngjajnë do krijesave të dobta, të cilat, të teshuna në shpirt, rrijnë të zdërvajuna përdhe dhe me shiqim të drejtuem kah kupa e qiellit thuese thonë: ,,Ujë, o qielli Ujë, nji pikë ujë se edhe forcat e fundit po na rrejnët”… Pak më tutje, mbi tokën në të cilën dhambi i parmendës nuk mujti me u ngulë kurr më tepërse nji pllambë, misri qufurrak qet me gjethet e pluhnosuna. Këto gjethe, që më tepër u ngjajnë do duerve të liga të nji foshnjeje të dershme, lëvizin kah dielli tue i thanë: ,,O, baba Dielli Veç nji shi na duhet që të ngihemi me ujë, veç edhe nji e mandej syni yt përvlues. saç i kuq t’u baftël” E edhe pak më nalt, gjethet e drujve të zabelit pothuejse nuk lëvizin fare. Edhe këto, me ato piplimë të ngathta i luten qiellit, por ky, si ndonji shkamb i pakufishëm i kaltërt, i shkëlqyeshëm, qëndron pa bëza dhe çuditet fort për atë se si çdo gjë mbi tokë pret që ky të mëshirohet, lut që ky t’ia plasi vajit, që mandei të gëzohet dhe të lahet me lott e tij të dëshprimit.
Ndërsa dielli pjek e djeg çdo gjë që guxon me ngritë kryet, këndej prronit ndihen kumbonat e dhive t’egra të mallueme shpatit të kësaj kodrine qufrrajash, të cilat zgrapcojnë me naze gjethe e therra. Buzë kodre qufrrajash, rranzë kronit ujëftohtë ngreh trupin shtrin rrenat e gjatë të gjethedendun tue ba nën vedihije të trashë, nji qarr plak. Nën hijen e trashë të qarrit, nanën e prronit, mrizojnë dodhen Perenanën kah bucina rreth kronit, mbi nji rrafshak të vogël shtrue me barë paksatë rimë, të gërmuquna secila mbi unën e vet, rrijnë do vajza, baresha të reja të katundit. Kundruell kodrës me qufrraja, me nji rryp të ngushtëtë bucinës ndërmjet. zgjat kurrizin lajthishta e dendun prej së cilës, barazi me stomin e prronit, ecën, dhe në brrylin e parë numb gjurmën,nji shirit i ngushtë rruge së kamnecit, i cili përgjyson bucinën, këput prronin dhe, mbasi kalon rreth arës memisër. merr tepërpjetën andej kah ato maje malesh tanë mertisë rravuj të rralluem. Andej, prej shpinës së lajthishtës, i drejtuem prej do gishtave që lëvizin ngathtas, por tingllues, ndihet nji za fyelli. Kur zani i afrohet bukur mirë grykës ku fillon bucina, fyelli ndalet dhe shkrep kanga e kulluet:
Për të lexuar librin në formatin pdf klikoni linkun më poshtë: