Lexojmë: “GJENIU” nga Teodor Drajzer

PAS TRIDHJETË VJETËSH-PËRSËRI”GJENIU”

Kur para tridhjetë vjetësh u botua romani “Gjeniu” ishte një ngjarje për lexuesit e shumtë e të apasionuar shqiptarë, për të cilët libri thuajseishte dritarja e vetme nga shikonin se çbëhej përtej mureve të izolimit. Megjithatë, sapo u botua filluan andrrallat, në fillim për botuesit, sepse”ata lart s’e mirëpritën këtë vepër “të rrezikshme” mbushur me skena dashurie, pastaj për lexuesit që gati e kishin të pumundur ta gjenin eta lexonin “Gjeniun” e Drajzerit të madh.

Juxhin Uilla u bë personazh i ditës. Ky artist gjenial jeta e tij në Amerikën e re që po zhvillohej me ritme të larta, aventurat e shumta të dashurisë së tij, përfshinë të gjithë vendin. Romani me tre vëllime lexohej me një fryme, për të diskutohej me zjarr, shumë vajza ëndërronin një Juxhin. Shumë djem përpiqeshin të bëheshin Uitlla. Atëhere libri u botua me tirazh të vogël krahasuar me librat e tjerë të kohës, shumicën e të cilave e gëlltitën bibliotekat shtetërore, kështu që pak lexues arritën ta fusnin në bibliotekën personale.

Tridhjetë vjet më parë shumë të rinj e të reja e pësuan vetëm se kishin lexuar “Gjeniun.

Botimi i kësaj vepre të madhe në një vëllim të vetëm, është një sipërmarrje disi e guximshme e pse jo edhe e rrezikshme nga ana ime si botues, megjithatë jam i bindur se do t’u shërbejë jo vetëm nostalgjikëve të djeshëm të Uitllas, por edhe të rinjve të sotëm, sepse”Gjeniu” bashkë me “Një tragjedi amerikane” të shkrimtarit të shquar Teodor Drajzer, janë kryevepra të vërteta dhe tepër tërheqëse për t’ul exuar.

Shpresoj që me këtë botim modest të zgjoj kujtimet e bukura tëbrezit tim e të ngjall mbresa të reja te brezi në lulëzim.

Tiranë, 21.1.1996

Petraq RISTO

“Juxhin Uitlla, a zotohesh ta marrësh këtë grua për bashkëshorte, të jetosh me të në harmoni sipas vullnetit të Perëndisë, në bashkimin e shenjtë të martesës?

Zotohesh ta mbrosh, ta nderosh, ta mbash, si të shëndoshë ashtu dhe të sëmurë dhe t’i qëndrosh besnik, gjer në vdekje, duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat?

“Zotohem!”

Pjesa e parë

RINIA

KAPITULLI I

Ngjarjet e para të këtij tregimi, nisin aty nga mesi i viteve 1884 dhe në qytetin e Aleksandrias, qendër e vogël administrative e shtetit llionis, i cili atëherë kish një popullsi prej afro dhjetëmijë banorësh. Atëhere ai sapo kish filluar të mirrte pamjen e qytetit dhe të mos dukej më si fshat. Në qytet kishte një vijë tramvaji, njëteatër, që zakonisht e quanin Teatri i Operas (megjithëse askush nuk mund të thoshte se pse ndodhte kështu, mbasi aty s’ish dhënë kurrë ndonjë opera), dy stacione hekurudhore dhe një të ashtuquajtur qendër tregëtie në mes të qytetit, që kish katër trotuarë përreth sheshit kryesor, nëpër të cilët zakonisht njerëzit kalonin me nxitim.Te sheshi gjendej gjykatorja krahinore dhe redaksitë e katër gazetave dy tëmëngjesit dhe dy të mbrëmjes, të cilat e vinin në dijeni popullsinë, jo pa sukses,sepse jeta është plot ngjarje, si lokale ashtu dhe kombëtare, dhe se ajo i shtronnjeriut përpara detyra interesante dhe të shumëllojshme.

Disa liqej dhe një lumë i bukur, që ndodheshin në skaj të qytetit dhe që përbënin peizazhin më tërheqës të Aleksandrias, i jepnin kësaj karakterin e një qendre verorejo të shtrenjtë. Godinat e qytetit nuk ishin të reja. Pjesa më e madhe e tyre ishin prejdruri, siç kanë genë ndërtuar në atë kohë të gjitha qytetet amerikane, por disa lagje ishin të vendosura bukur. Shtëpitë këtu ishin ngritur larg rrugës, në fund të oborreve të mëdhenj plot lule me nga një rrugë të ngushtë të shtruar me pllaka, që shkonte prej portës gë shkeprej portës e gjer te hyrja e shtëpisë dhe me pemë të gjelbra, që dëshmonin për një jetë të këndshme familjare. Aleksandria ishte një qytet për amerikanët e rinj. Shpirti i saj ishte i ri. Secili kishte përpara horizonte të gjëra. Këtu mund ta jetoje dhe gëzoje jetën.

Në këtë qytet jetonte një familje, e cila nga gjëndja dhe përbërja e saj, mund të merrej si tipike amerikane, veçanërisht për jetën e Perëndimit të Mesëm. Nuk mund të thuhej se ishte varfër, ose së paku nuk e mbante veten për të tillë. Nga ana tjetër s’mund të thuhej kurrësesi edhe se ishte e pasur. Tomas Xheferson Uitlla, kryetari familjes, ishte në atë krahinë agjent për shitjen e makinave qepëse të njerës nga markat më të njohura dhe që shkonin më shumë. Për çdo makinë prej njëzet tridhjetepesë ose gjashtëdhjetë dollarësh që shiste, mirrte një fitim prej tridhjetepesë për qind. Numri i makinave të shitura nuk ishte i madh, po mjaftonte për t’i siguruarnjë shumë prej afro dymijë dollarësh në vit. Në këtë mënyrë, ai kish mundur të blinte një shtëpi me oborr, ta mobilonte mirë, të dërgonte fëmijët në shkollë dhe të hapte një dyqan te sheshi kryesor, ku ishin ekspozuar modelet e fundit të makinave.

Ai merrte gjithashtu për këmbim makina të vjetra të markave të tjera me një zbritje prej dhjetë gjer në pesëmbëdhjetë dollarë nga çmimi i shitjes së makinave tëreja. Nga ana tjetër, merrej dhe me ndreqjen e tyre dhe, veç kësaj, me atë energji tëveçantë të mendjes amerikane, punonte dhe për Shogërinë e sigurimeve. Mendonte se i biri, Juxhin Tenison Uitlla, do të mirrej me këtë punë kur të rritej dhe kur aktiviteti sigurimeve do të ishte zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme. Natyrisht, qe akoma herët të thuhej se ç’do të bëhej i biri, por sidoqoftë është më mirë kur njeriu i mer disa masa që më parë.Mister Uitlla ishte një burrë i gjallë, punëtor i palodhur, me shtat të vogël, flokë të

kuqërremë, sy të kaltër, vetulla të trasha, hundëshkabë dhe me një buzëqeshje tekëndëshme që të bënte për vete. Puna e detyronte të përpiqej t’u mbushte mendjen grave, të cilat bindeshin me aq vështirësi, ose burrave shpërfillës apo konservatorë se me të vërtetë kishin nevojë për një makinë të re në shtëpinë e tyre, e kish mësuar të tregohej i matur, me takt dhe të dinte të vepronte në çdo rast. Ai dinte t’u afrohej njerëzve dhe të sillej si duhet me ta. Madje, e shoqja qe e mendimit se, për sapërket kësaj ane, ai ishte dhe më i aftë se kaq.

Almanart