Kur u njoha fillimisht me Çarls Striklendin, të them të drejten, as më vinte mendja se do të kishte diçka të jashtëzakonshme tek ai njeri, ndërsa sot, vështirë se mund tia mohojë ndokush madhështinë. Me këtë nuk kam parasysh madhështinë e ndonjë politikani të suksesshëm,ose ndonjë prijësi të lavdishëm ushtarak, sepse atëherë kjo do t’i kushtohej më tepër pozitës që zë ky njeri, sesa atij vetë dhe jo rrallë, ndryshimet e rrethanave ua tkurrin atë madhështi në përmasa thuajse të parëndësishme. Jashtë kabinetit, kryeministri nuk është gjë tjetër përveçse një llafazan zhurmëmadh, ndërsa gjenerali pa ushtri, një luan provincial i kohëve të shkuara. Madhështia e Çarls Striklendit ishte një madhështi e vërtetë. Arti i tij mund edhe të mos ju pëlqejë, por sidoqoftë, vështirë se do të qëndronit dot mospërfillës. Ai art do t’ju habiste, do t’ju mbërthente në vend. Kaluan kohërat kur ishte objekt qesëndish dhe sot nuk konsiderohet më si shenjë eksentrizmi që ta mbrosh, ose, që ta keq interpretosh i ekzaltuar. Të metat që e karakterizojnë janë pranuar tashmë si pjesëe domosdoshme e vlerave të tij. Vërtet ka ende diskutimepërsa i përket vendit që zë ky piktor në art dhe ndoshta fjalori i adhuruesve është po aq i pathemeltë sa edhe thirrmat shpërfillëse të kritikëve, por vetëm diçka mbetet e padyshimtë, ajo që, krijimtaria e tij, është krijimtari e një gjeniu. Mua më duket se më interesantja në art është personaliteti i piktorit. Nëse ai është origjinal, atëherë jam gati t’i fal me mijëra gabime. Si piktor, unë mendoj se Velaskezi qëndronte më lart se El Greko, por me të sikur mësohesh dhe nuk të tërheq më, ndërsa kretasi tragjik dhe i ndjeshëm na shpalos misterin e shpirtit tëtij, si një sakrificë e përjetshme. Aktori, piktori, poeti ose muzikanti, me artin e tyre të lartë e të bukur, të kënaqin ndjesinë estetike, e cila në vetvete është një ëndje barbare e lindur bashkë me instinktin seksual, ngaqë të ofron sidhuratën më të madhe vetveten. E fshehta e saj është tërheqëse si një roman detektivësh. Enigma, të cilën nuk e zbërthen dot, është njëlloj si enigma e gjithësisë. Madje, edhe puna më e parëndësishme e Striklendit, dëshmon për personalitetin dhe origjinalitetin e ndërlikuar e të dhimbshëm të këtij piktori. Për këtë arsye, ndaj tablovetë tij nuk mbetën shpërfillës madje as ata, të cilëve ato nuk u erdhën sipas shijes dhe ishte pikërisht kjo gjë, e cila zgjoi kërshëri aq të madhe për jetën dhe veçoritë e karakterit të tij. Nuk kishin kaluar as katër vjet nga dita e vdekjes së Striklendit, kur Moris Hyre, botoi një artikull në “Mercure de France”, i cili e shpëtoi këtë piktor nga harresa dhe në shtegun që çeli artikulli, nxituan me zell mjaft letrarë të njohur. Në Francë kishin kohë që nuk patën dëgjuar ndonjë kritik me autoritet aq të pakundërshtueshëm të fliste në atë mënyrë dhe ishte e pamundur most ë të bënin përshtypje konkluzionet e tij. Ato u dukënt ë ekzagjeruara. Por kritika e mëvonshme ia përforcoi mendimin dhe që atëherë, lavdia e Çarls Striklendit u çimentua në themelin që hapi ky francez.
Mënyra sesi nisi kjo lavdi, është mbase një nga episodet më romantike në historinë e artit. Por unë nuk do të merrem me kritikën e artit të Çarls Striklendit, ose, dot ë merrem vetëm aq, sa për të skicuar personalitetin e tij. Nuk mund të bie në një mendje me piktorët fodullë qëthonë se, kush nuk është profesionist, nuk merr vesh nga piktura dhe se mënyra më e mirë për të shfaqur vlerësimin e tij ndaj punës së tyre është, ose të heshtë, ose të nxjerrë bllokun e çeqeve. Budallallëku më i madh është ta konsiderosh artin si ndonjë zanat, të cilin vetëm zanatçiu e kuptoka fund e krye. Arti është manifestim emocionesh dhe emocionet flasin me një gjuhë, të cilën mund ta kuptojnë të gjithë. Do të pranoja vetëm se kritiku, të cilit i mungojnë konceptet praktike mbi teknikat e artit, rrallëherëmund të shprehë ndonjë gjykim të shëndoshë. Megjithatë, padituria ime mbi artin e pikturës është e pakufishme. Fatbardhësisht, nuk kam nevojë të kuturis në aventura të tilla, si miku im, zoti Eduard Legat, shkrimtar i talentuar dhe piktor i admirueshëm, i cili ka analizuar në mënyrë tërësore krijimtarinë e Striklendit te një libërth i vogël 1
1. Eduard Legat, piktor bashkëkohor.