LEXOJMË: “Komploti kundër Amerikës” nga Philip Roth

Qershor 1940 – Tetor 1940

VOTË PËR LINDBERGUN OSE VOTË PËR LUFTËN

Frika u rri mbi krye këtyre kujtimeve, një frikë e vazhdue shme. Natyrisht që fëmijëri pa lebetitë e veta nuk ka, por me gjithatë unë vras mendjen nëse mund të kisha qenë një djalë më pak i frikësuar, sikur Lindbergu të mos kishte qenë president ose unë të mos kisha qenë pinjoll çifutësh.

Kur ndodhi goditja e parë, në qershor 1940 – propozimi për president i Çarls A. Lindbergut, heroit të aviacionit ndërkombë tar të Amerikës, nga kuvendi i republikanëve në Filadelfia – im atë tridhjetëenjëvjeçar ishte agjent sigurimesh me arsim tetëvje çar, që fitonte diçka më pak se 50 dollarë në javë, të cilat ishin të mjaftueshme jo vetëm për të paguar në kohë shpenzimet krye sore, por edhe diçka më tepër. Nëna ime që kishte dashur të shkonte në kolegj për mësuese, por nuk ia kishte dalë për shkak të shpenzimeve, që kishte jetuar aty duke punuar si sekretare zyre pas përfundimit të shkollës së mesme, që na kishte ruajtur të mos ndiheshim keq gjatë periudhës së zezë të Krizës, duke i kullandrisur fitimet që i sillte im atë çdo të premte si nikoqire e mirë shtëpie, ishte tridhjetë e gjashtë vjeç. Im vëlla Sandi, nxënës i Nasës së shtatë, me shumë talent për vizatim ishte dymbë dhjetë, kurse unë, që isha futur para kohe në shkollë, isha shtatë vjeç, ndiqja klasën e tretë dhe qeshë një koleksionist pullash në fillimet e mia, i frymëzuar si miliona çuna nga filatelisti i shquar i vendit, presidenti Ruzvelt.

Ne jetonim në apartamentin e katit të dytë të një shtëpie të vogël për dy familje e gjysmë në një rrugë me pemë, me shtëpi druri dhe veranda me tulla të kuqe, ku çdo verandë mbaronte me një çati me kulm, kurse përpara kishte një kopsht të vogël që kufizohej me një gardh të ulët. Mëhalla e Uikohikut ishte ndërtu ar mbi ngastra bujqësore në anën e pazhvilluar jugperëndimore
të Njuarkut, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore dhe nja gja shtë rrugëve u ishin vënë emrat e komandantëve fitiimtarë te marinës të luftës spanjollo-amerikane. Kinemaja mbante emrin e kushëririt të pestë të FDR – dhe president i njëzetegjashtë i vendit – Ruzveltit. Rruga jonë, Samit Avenju, gjendet në kreshtën e kodrës së mëhallës, lart-poshtë sa të tjerat në çdo qytet portal, gë rrallë se ngrihet njëqind këmbë mbi nivelin e moçalit të kripur baticor drejt veriut dhe lindjes së gytetit, në gjirin e thellë në anën lindore të aeroportit lakohet rreth cisternave të naftes gadishullit Bejoun e atje shkrihet në Gjirin e Nju-Jorkut, për të rrjedhur tej Statujës së Lirisë dhe në Atlantik. Duke vështruar nga Perëndimi prej dritares së pasme të dhomës sonë të gjumit ne shpesh mund të shohim tej deri te vija e errët e pemeve Uocungsit, një varg i ulët malor, i kufizuar me prona të mëdha dhe zona të begata, rrallë të populluara, skaji ekstrem i botës s njohur dhe rreth tetë milje nga shtëpia jonë. Një lagje në drejtim të jugut ishte qyteti punëtor i Hillsaidit, popullsia e të cilit ishte në masën dërrmuese joçifute. Kufiri me Hillsaidin shënonte filli min e Kontesë së Bashkuar, tërësisht e Nju-Xhersit.

Në vitin 1940 ne ishim një familje e lumtur. Prindërit e mi ishin njerëz të shkuar, mikpritës, ndërsa miqtë e tyre ishin të përzgjedhur nga kolegët e zyrës së tim eti dhe nga gratë, përkrah të cilave nëna ime kishte ndihmuar për të organizuar Shoqatën Prindër-Mësues në shkollën e sapondërtuar të Çansellor Ave njusë, ku unë me tim vëlla ishim nxënës. Të gjithë ishin çifutë. Njerëzit e mëhallës ose merreshin vetë me biznes – pronarë të dyqaneve të ëmbëlsirave, të ushqimeve, të argjendarisë, të vesh jeve, mobilieve, të shërbimeve dhe ushqimeve të zgjedhura ose pronarë të dyqaneve të vogla industriale mbi linjën Njuark-Irvi ngton ose ishin të vetëpunësuar si hidraulikë, elektricistë, boja xhinj, kazanxhinj ose shitës shëtitës si im atë, çdo ditë jashte nëpër rrugët e qytetit dhe në shtëpitë e njerëzve, duke shitur me pakicë mallrat e tyre me komision. Mjekët, juristët dhe tregtaret e suksesshëm çifutë që kishin në pronësi dyqane të mëdha në qendër të qytetit, jetonin në shtëpi më vete në rrugët që degezo heshin nga shpati lindor i kodrës së Cansellor Avenjuse, ate parkut të gjelbër me pemë të Uikohikit, një peizazh me pemë prej treqind akrash, të cilin liqeni lundrues, fusha e golfit dhe pista garave me kuaj e pjesës së Uikohikit e ndante nga pjesa industriale ale dhe terminalet e ngarkimit që zgjateshin në Linjën 27 dhe viaduktin e Hekurudhës së Pensilvanisë në lindje të tij, nga aero porti i mugulluar në lindje të tij dhe në skajin më lindor të Amerikës në lindje të tij – depot dhe doket e Gjirit të Njuarkut, ku ata shkarkonin ngarkesa nga mbarë bota. Në qoshen perëndi more të mëhallës, në qoshen pa park ku jetonim ne, banonte ndonjë mësues shkolle i përkohshëm apo farmacist, pak njerëz me profesione të sigurta ishin fqinjët tanë të afërt dhe natyrisht asnjë prej familjeve të suksesshme tregtare apo sipërmarrëse. Burrat punonin pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, madje edhe shtatë dhjetë e më shumë orë në javë; gratë punonin gjatë gjithë kohës, me pajisje të pakta për t’u lehtësuar punën, lanin rroba, hekuros nin këmishë, arnonin çorape, kthenin jaka, qepnin kopsa, mbro nin velenxat nga mola, lustronin mobiliet, fshinin e lanin dyshe metë, lanin xhamat, pastronin lavamanët, tubat, tualetin dhe sobat, shkundnin qilimat, kujdeseshin për të sëmurët, bënin pa zar, gatuanin, ushqenin të afërmit, rregullonin dollapët dhe sir tarët, ndreqnin bojatisjet e dëmtuara dhe bënin riparime shtëpiake, kujdeseshin për ritet fetare, paguanin faturat dhe mbanin hesapet e shtëpisë, ndërkohë që aty për aty kujdeseshin për shën detin e fëmijëve të tyre, veshjen, pastrimin, shkollimin, ushqimin, sjelljen, datëlindjet, disiplinën dhe moralin. Disa gra punonin përkrah burrave të tyre në dyqanet që ishin pronë e familjes në rrugët pranë pazarit, ku të shtunave i ndihmonin pas shkolle dhe fëmijët e tyre më të mëdhenj, që shpërndanin porosi, rregullonin mallin ose bënin pastrim.

Sipas meje, fqinjët tanë i dallonte dhe i ndante më shumë puna sesa feja. Askush në mëhallë nuk kishte mjekër apo vishej me stilin antik të Kontinentit të Vjetër, apo mbante kësulë, qoftë jashtë ose brenda në shtëpitë ku unë shkelja zakonisht me shokët e mi të fëmijërisë.

Të rriturit, nuk dalloheshin më shumë dhe përveç ustallarëve më pleq, si rrobaqepësi dhe kasapi – si dhe të sëmurët apo gjyshërit e plakur që ishin të detyruar të jetonin me pinjollët e tyre të rritur – asnjë nga mëhalla nuk fliste me ndonjë theks. Aty nga 1940-a prindërit çifutë dhe fëmijët e tyre në qoshkun jug perëndimor të qytetit më të madh të Nju-Xhersit i flisnin njëri tjetrit me një anglishte amerikane, që më shumë tingëllonte si gjuha që flitej në Altuna apo Binghamton sesa si dialektet e njohura që fliteshin nëpër Hudson prej homologëve tanë çifutë në pesë lagje. Germat çifute stampoheshin mbi dritaren e dyqanit te kasapit dhe gdhendeshin mbi qemerët e sinagogave të vogla te lagjes dhe askund tjetër (përveç se në varreza) nuk të kapte syri alfabetin e librit të lutjeve. Vetëm gjuha e njohur amtare qe për dorej gjatë gjithë kohës, praktikisht nga cilido për gjithfare mi të kuptueshëm, të ulët apo të lartë. Në kioskën e gazetave para dyqanit të karameleve, dhjetë herë më shumë klientë blinin Racing Form sesa të përditshmen në jidish, Forvertz.

Izraeli nuk ekzistonte akoma, gjashtë milion çifutë europiana nuk kishin pushuar akoma së ekzistuari dhe lidhja krahinore m Palestinën e largët (nën mandatin britanik që nga shpërbëria e vitit 1918 për shkak të fitores së aleatëve në provincat e fundit to giera të Perandorisë Osmane të zhdukur) ishte një mister per mua. Kur një i huaj që mbante mjekër dhe që nuk ishte parë kurrë pa kësulë, shfaqej çdo dy-tre muaj pas darke për të kërkuar me një anglishte të çalë një kontribut për krijimin e një atdheu kom bëtar çifut në Palestinë, unë, që nuk isha një djalë i paditur, nuk e kuptoja tamam se çfarë bënte ai në bregun tonë. Prindërit e mi më jepnin mua ose Sandit ca monedha për t’i hedhur në kutinë e tij, me bujari, mendoja unë gjithmonë, për të mos lënduar ndje njat e plakut të gjorë që, nga një vit në tjetrin, dukej se nuk ishte i zoti të fuste në kokë se ne tashmë kishim një atdhe prej tri bre zash. Unë premtoja besnikëri ndaj flamurit të atdheut tonë çdo mëngjes në shkollë. U këndoja mrekullive të tij me shokët e kla sës në programet kuvendare. Ndiqja me zell ditët kombëtare të pushimit dhe nuk e vrisja mendjen fare për afërsinë time me fishekzjarrët e Katër Korrikut, apo me gjelin e detit të Ditës se Falënderimeve, apo me lokomotivat e Ditës së Martirëve. Atdheu ynë ishte Amerika.

Pastaj republikanët propozuan Lindbergun dhe gjithçka ndryshoi.

Për afro një dhjetëvjeçar, Lindbergu ishte në mëhallen tone një hero po aq i madh sa edhe kudo gjetkë. Përfundimi prej tij i fluturimit pa u ndalur, në tridhjetë e tre orë e gjysmë, nga Ishulli Long deri në Paris me aeroplanin njëvendësh Shpirti i Shen Luisit rastisi edhe me ditën e pranverës 1927, kur nëna ime kuptoi se ishte shtatzënë me vëllanë tim të madh.

Almanart